Pas vrasjes së një 47-vjeçari, tjetër konflikt në familje në Klos! Këtë herë ndërhyn policia, arrestohen vëlla e motër

Pas vrasjes së një 47-vjeçari, tjetër konflikt në familje në Klos! Këtë herë ndërhyn policia, arrestohen vëlla e motër

Policia Dibër

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar një tjetër krim në familje pasi ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti  mes dy familjeve, për motive pronësie. Policia ka arrestuar 2 persona, Nazmi Dani dhe Servete Suroçaj, motër e vëlla, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.

"Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe arrestimi  në flagrancë i shtetasve : N. D., 45 vjeç dhe S. S., 49 vjeçe (motër e vëlla),  banues në fshatin Bërshi, bashkia Klos. Shtetasi N. D, e shtetasja S. S, janë  konfliktuar për motive pronësie dhe më pas kanë goditur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre shtetasve H.D, dhe Xh.D, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprën penale “Dhunë në familje”", ka njoftuar policia e Dibrës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm