Pas Zani Çaushit, radhën e ka 'Gaxhai', i forti i Vlorës kërkon ulje dënimi

Pas Myrteza Çaushit, ose siç njihet ndryshe si “Zani i Vlorës” duket se radha për të kërkuar lirimin me kusht i ka ardhur dhe Gazmend Brakaj që njihet me pseudonimin “Gaxhai”. Ky i fundit sikurse dhe kundërshtari i tij Zani Çaushi, është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në burgun e Peqinit. Por ndryshe nga Zani, Gaxhai ka dy dënime me burg përjetë, i pari i është dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës.

Ndërsa dënimi i dytë me burg përjetë i është dhënë për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari, dhe policit Viron Rrapaj. Të dyja këto vendime, “Gaxhai” në datën 23 mars 2018 i ka bashkuar në një të vetëm.

"Gaxhai” i është drejtuar gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për ulje dënimi në masën 90 ditore. Kërkesa është depozituar në 6 mars 2020 dhe në datën 8 korrik 2020, gjyqtarja e çështjes Miranda Çekrezi, ka vendosur të pushojë gjykimin për uljen e dënimit të “Gaxhait”, për shkak se nuk ishte paraqitur avokati i tij mbrojtës.

Nëpërmjet këtyre kërkesave për ulje dënimi dhe nëse ato do pranohen nga gjykata, “Gaxhait” shumë shpejt i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht. Kujtojmë se llogaritja e dënimit të “Gaxhait” fillon qysh prej datës 29 qershor 1999, kur është arrestuar në Durrës, vetëm pak momente pas vrasjes së dy shokëve të Lulzim Berishës, Ilir Paja dhe Arben Xhunga.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/07/2020 02:43

    Te filmi/Producenti/ ne nje fragment kendohet nje mini parodi:/Spring time for Hitler and Germany/,mendoj qe po ta pershtatnim per Shqiperine do ishte:/Spring time for criminels and Co./Kush e ka pare filmin dhe kush e njeh systemin e drejtesise,e kupton per c'fare e kam fjalen.

    Përgjigju
    • Siha: 17/07/2020 04:39

      Mel Brooks hahahahahahaaa

  • Loco: 14/07/2020 20:31

    Kjo eshte drejtesia dhe kriminelet qe kemi trasheguar nga pd/ja

    Përgjigju
  • Durresi: 14/07/2020 17:38

    Edhe ky ka lifhur nje kontrate pune ne bashkine e gjushit do dali shume shpejt Rilindje Lleshi hajt ma

    Përgjigju
  • Carmona: 14/07/2020 17:11

    Po po ishte i forti vlores ky,ishte kur nuk ekzistonte shteti drejtesia poliçia.

    Përgjigju
  • tani: 14/07/2020 16:46

    Krimet që bënë individët në 1997 kur s' kishte shtet, shteti më pas i ndëshkoi, ndërsa krimet që bëri politika i amnistoi! Më falni, po nëse Berisha &co që përtej krimeve individuale bënë dhe krime kombëtare rrinë në vila luksoze dhe shijojnë miliardat për ç'arsye këta persona që gjithsesi i kanë bërë 20 vite burg s'kanë të drejtë të kërkojnë lirinë?! Nëse ligji parashikon ulje të dënimit kur plotësohen disa Kritere ndër të cilat rehabilitimi i individit ata janë në të drejtën e tyre ta kërkojnë këtë. Mirë është të mos merremi me qimen kur trarët i kemi çdo ditë para sysh. Ndryshe bëhemi si ata të mjerë që kur s'kanë fuqi të godasin të fortin, i bien gjithnjë të dobtit...Keni fuqi shkoni protestoni deri sa Berisha dhe gjithë kriminelët e tij dhe të tjerë të arrestohen, ndryshe qepeni ju dhe bashkë me ju dhe unë

    Përgjigju
  • Hallall plako: 14/07/2020 15:42

    E keni ven re qe keto levizje te krimineleve te profilit te larte per te dale nga burgu behen para zgjedhjeve? Keta tipa i duhen politikaneve jashte, jo brenda.

    Përgjigju
    • O Shqip: 14/07/2020 17:38

      Dmth tani e ka radhen Aldo Bare.

    • Shqip: 14/07/2020 16:57

      Ja duket nga pergjigjet poshte qe ne shqiptaret nuk e kami mendjen ne vend dhe vigjilenca na ka humbur fare. Te gjithe kriminelet lirohen e kush nuk lirohet merr leje para zgjedhjeve. NEse nuk mbani mend historine thjesht filloni te analizoni situaten ne vazhdim, per kriminelet e radhes.

    • Kakami: 14/07/2020 15:53

      Hajde hajde cfare imagjinate po pse magjistara jan keta qe i duhen politikaneve per zgjedhjet.eshte drejtesia e kalbur.

  • Ridi: 14/07/2020 15:40

    Se pse e kisha nje ide se eshte deputek ky. Gabon njeriu i shkrete

    Përgjigju
  • Kadastra: 14/07/2020 15:12

    Zani drejtor kadastre gaxhai zevendes drejtor

    Përgjigju
    • Vlora: 14/07/2020 17:26

      Vetem ata e sjellin ne islla hipoteken.

  • Burgaxhiu: 14/07/2020 14:50

    Mire bejne qe i nxjerrin edhe Hekuran Billa keshtu kerkoi por ne fund e pagoi.

    Përgjigju
    • vrenez: 14/07/2020 16:43

      iko tope je i njejti qe e permend ca hekuran billa leshin thua pse niveli ktyre ishte ai qe kan vrar na 10 veta

  • tosum baci: 14/07/2020 14:28

    propozoj qe te dalin edhe zani, edhe gaxhai nga burgu. te krijojn bashk nje parti, e do e shihni kush i fiton zgjedhjet. basha me ramen e meten do shkojn ne burg.

    Përgjigju
    • Daniel Defoe: 14/07/2020 16:56

      Harrove ate qe vertet meriton burgun...malsorin e trash.

  • Niku: 14/07/2020 14:24

    Te dali...,edhe ky te behet drejtor i Hipotekes Vlore ka vend per te gjithe..

    Përgjigju
    • Iku: 14/07/2020 16:53

      Hahahahahahaha

  • Anila: 14/07/2020 14:02

    Normale qe edhe krimineli me i madh ne bote kerkon te dale nga burgu sepse sipas tij eshte i pafajshem. Por me shqeteson fakti sesi arrijne te publikohen ato qe kerkojne keta kriminel neper gazeta pra kuptoni ne cfare sistemi jemi, kuptohet e kam me gazeten ne fjale. Per mua keta njerez duhet te kalben burgjeve ashtu si duhet te kalben edhe shume politikane shqiptare e mos te shohin driten e diellit. Dikush me tha qe edhe Dritan Dajti komandon nga burgu ndertime pallatesh neper Tirane kuptohet me "prestanome" dhe ushqehet me katering cdo dite. Pra kuptoni se cfare sistemi drejtesie te kalbur kemi edhe Toto Riina te ishte gjalle do kerkonte te trasferohej ne Tirane. E bukura eshte se keta plehra politikane zvarriten dhe kerkojne te hyjme ne Europe kur mafia ka zaptuar cdo qelize shteterore.

    Përgjigju
    • Qytetari: 14/07/2020 18:02

      Bravo Anila, Isha ne Shqipëri perpara disa kohesh dhe shija qe me la ishte pikerisht kjo qe pershkruani ju: Klane, banda, pastrim parash, fryme anti-shtet, fryme pro kaosit, politikane bandit qe bejne lufte klasash me vendet e punes, qe bejne korrupsion. Korrupsioni dhe krimi, keto ishin lapidare ne Shqipëri. Qytetaria, intelektualizmi, vlerat, dhe delikatesa eshte minorance dhe eshte strukur ne Shqiperi.

  • Alb: 14/07/2020 13:55

    Gaxhai me zanin jane cuna florinj mir bejn qe i nxjerrin nga burgu dhe dritan dajti cun bob kot thon jo vrau 4 polic prralla te gjith keta qe jan burgjeve per vrasje nuk e meritojn ate denim aq te gjat per te vuajtur,gabime njerzore ndodhin kudo ne bot po mall kemi gjykata si keto qe na e zbukurojn vendin na zbardhin faqen dhe i bejn shqiptaret tifoz te ketyre elementeve.

    Përgjigju
  • nje i burgosur: 14/07/2020 13:51

    mire eshte te plotesohen keto kerkesa se pakesohen edhe shpenzimet e buxhetit per drita uje ushqim dhe ndonje shpenzim tjeter

    Përgjigju
  • Miku: 14/07/2020 13:50

    ku kan me miq ky dhe zani ne vlor, edhe po dolen zdo ken ndonje pesh te madhe

    Përgjigju
    • Sabiku: 14/07/2020 16:26

      Tamam kohet kan ndryshuar. Keta tani jan pensionista

  • Fieri: 14/07/2020 13:20

    Ky me zanin I kan mbyllur punet por kane hasem te there qe I presin

    Përgjigju
  • Polici: 14/07/2020 13:00

    Nxireni qe te kerrcasi kallashi se duhet te mbylleni llogarite e hapura....Ka shum qe presin te dalin keta te forte e te cojne drejtesin ne vend

    Përgjigju
    • Qytetari: 14/07/2020 21:49

      Edhe po i fali shteti ( banda politike) ata dhe te rjere si ata do ti vrasi robi se kane shume borxhe per te lare prandaj i lini te hane ate buken e burgut dhe ..........

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie