Pas zjarreve, Turqia goditet nga përmbytjet, raportohet për një viktimë dhe disa të plagosur

Pas zjarreve, Turqia goditet nga përmbytjet, raportohet për një viktimë dhe disa të plagosur

Pamje nga përmbytjet në Turqi

Pas zjarreve me pamje apokaliptike, pjesa veriore e Turqisë është përfshirë nga përmbytjet si pasojë e shirave të dendur.

Sipas autoriteteve, një grua ka ndërruar jetë ndërsa të plagosur kanë mbetur disa persona. Përmbytjet goditën krahinat bregdetare të Detit të Zi, Bartin, Kastamonu dhe Sinop. 

Në Bartin, përmbytjet shkatërruan disa shtëpi dhe dy ura, ndërkaq shkaktuan shembjen e një rruge që çonte në Karabuk.Të paktën 13 persona u plagosën kur u shemb një pjesë e një ure.

Punonjësit e urgjencës shpëtuan të paktën 15 persona të bllokuar në shtëpi ose automjete. Ata po kërkonin një grua 80-vjeçare në fshatin Akorensokuler shtëpia e së cilës u shemb nga përmbytjet.

Pjesa veriore e Turqisë është më e rrezikuara nga përmbytjet gjatë verës si pasojë e reshjeve të mëdha. Kjo është katastrofa  e dytë që godet Turqinë pas zjarreve shkatërruese që prekën rajonet jugperëndimore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm