Pranohet në mënyrë Unanime kërkesa Shqiptare për projektin "One Stop Security".
Finalizimi me sukses i këtij projekti bën që qytetarët shqiptar që nisen nga Rinasi të mos bëjnë më kontrolle sigurie në aeroportet tranzit siç ndodh deri më tani.
Si rezultat i vonesave që shkakton kontrolli në tranzit, ka patur raste që udhëtarët kanë humbur avionin e radhës në jo pak raste.
Realizimi me sukses i këtij projekti kërkon kohë, përshtatje ligjore, burime njerëzore të kualifikuara si dhe burime të mëdha financiare, por Autoriteti i Aviacionit Civil mbetet optimist për suksesin e pritshëm në gjysmën e kohës që kërkon ky projekt.
Buxheti financiar për Shqipërinë në fakt nuk ekzistonte por investimi personal dhe fleksibiliteti i Drejtorit Ekzekutiv Flamur Çelaj bëri që buxhetet e projekteve për Turqinë, Serbinë dhe Moldavinë të rialokoheshin në favor të Shqipërisë.
Çelaj thotë se kjo është sfida më e madhe dhe me interes publik pasi rritë në nivelet më të larta Sigurinë në Aeroport që është edhe porta e parë e Shqipërisë në Europë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com