Pasagjerit i bie të fikët dhe bie mbi shinat e trenit, polici hero hidhet për ta shpëtuar, pak sekonda para se treni të kalojë

Një oficer i Policisë së qytetit të Nju Jorkut dhe një qytetar që po priste e ardhjen e trenit i kanë shpëtuan jetën një individi që kishte rënë pa ndjenja mbi shinat e trenit, pak çaste para se treni të kalonte.

Videoja tregon një oficer që zbret nga platforma në 149th Street And 3rd Avenue në South Bronx dhe e tërheq burrin me ndihmën e një qytetari.

Në video mund të dëgjohet edhe zëri i një gruaje duke bërtitur "Nxitoni!" dhe menjëherë pasi të ngjiten nga shinat, treni mund të shihet duke ardhur në stacion.

60-vjeçari nga Queens kishte pasur marrje mendsh në momentin që priste trenin dhe kjo kishte bërë që ai të rrëzohej dhe të binte mbi shina.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve