Pasanikët grekë shesin
ishujt: taksat tepër të larta

Pasanikët grekë shesin <br />ishujt: taksat tepër të larta
ATHINE – Në përfundim të një periudhe prej 3 vjetësh gjatë të cilave nuk u rregjistruan kalime pronësishë, prej pak kohësh ka rifilluar në Greqi një aktivitet frenetik shitjesh, blerjesh dhe investimesh në sektorin e ishujve privat, shkruan agjencia ANSA.

Sipas ekspertëve që veprojnë në këtë treg të veçantë – siç ka treguar kohët e fundit e përditëshmja Kathimerini – një farë numri pronarësh, sidomos ata që i kanë trashëguar, po përpiqen t’i heqin qafe për shkak të taksimit më të shtrenjtë që ka vendosur së fundmi qeveria.

Për këtë arsye, çmimet kanë rënë dukshëm ndërsa, në rast ofertash serioze, pronarët janë të gatshëm të bëjnë edhe ulje domethënëse. Është ky rasti i Oxia, një ishull pronë e familjes greko-australiane Stamoulis, që i kaloi familjes mbretërore të Katarit. Ishulli, që ka një sipërfaqe prej 500 hektarësh ishte vënë fillimisht në shitje për 6.9 milionë Euro. Çmimi final i shitjes flitet se nuk i ka kaluar 5 milionët.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës