22 në burg dhe 7 në arrest shtëpie/ Jepet masa e sigurisë për trafikantët e klandestinëve

TIRANË - Plot 12 orë ka zgjatur seanca për masën e sigurisë te Gjykata e Krimeve të Rënda për 32 të arrestuarit e megaoperacionit "Rruga e Gabuar" të cilët pajisnin me pasaporta të falsifikuara persona të ndryshëm me destinacion SHBA, Kanada, Britani e Madhe dhe vendet e BE. Seanca nisi në orën 09:00 të mëngjesit të kësaj të marte dhe përfundoi rreth 20:30 të mbrëmjes. Për 22 nga të ndaluarit është dhënë masa e sigurisë arrest me burg. Shtatë janë lënë në masën arrest shtëpie dhe pesë tjerë në detyrim paraqitje. Ndaj këtij grupi kriminal janë dokumentuar me dhjetra raste të trafikimit të klandestinëve drejtë Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe SHBA-ve.

Si vend transit për klandestinët, kjo organizatë përdorte vendet afrikane apo Qipron. Në një rast një person që interesohej të largohej në SHBA, ka kryer dhe operacione plastike me qëllim që të kishte ngjashmëri me një Bullgar, të dhënat e të cilit do i përdorte në pasaportë. Shumë shqiptarë kanë krijuar dhe shpikur çdo lloj mënyre pa llogaritur asnjë kosto financiare apo përgjegjësie ligjore, vetëm e vetëm për t’u larguar nga vendi. Për këto shërbime qytetarët e interesuar kanë paguar shumë të konsiderueshme financiare që variojnë nga 10 deri në 30 mijë dollarë.

Masat e dhëna nga Krimet e Rënda

Arrest me burg

Petrit Beqiraj

Ermal Mema

Vesel Gjolleshin 

Dashnor Tafani

Arben Danglli

Leonard Markaj

Dashamir Seferi

Glej Shehu

Ilia Margo

Çajup Tafa

Arjon Shehu

Afrim Emini

Mentor Meci

Gjergji Mezuraj

Françesk Meta

Aleksia Kamaj

Mehmet Cani 

Erlis Shehu

Edmond Omeri

Kostaq Gjoka

Arrest me burg me afat 1 mujor për policin Elmas Bilbili 

Arrest shtëpie

Arjan Shehu

Jonaq Gramozi

Vangjel Gramozi

Simon Këri 

Enver Muka

Idi Mita

Shuaip Shero

Detyrim paraqitje

Bedri Meta

Avni Vezajn 

Astrit Zigurin

Besnik Hoxhën 

Marlen Shoshaj

Pjesë e rrjetit që trafikonte emigrant ilegalisht drejt BE-s, Anglisë dhe Amerikës rezulton se është edhe kreu i shoqatës vllahe, Simon Këri i cili u la në masën arrest me burg. Sipas dosjes që disponon Report Tv, Këri për hetuesit rezulton se është kreu i shoqatës Vllahe dhe në lidhjet që ka me bashkëpunëtor në Greqi siguron dokumente false për shtetasit e interesuar. Linja që përdorte Këri për të trafikuar emigrantët është identifikuar me intinerarin Rinas-Athinë-Londër kundrejt pagesë 10 mijë paund me kushtin që mosha e emigrantëve të ishte mesatarisht 30 vjeç (Lexo këtu). 

Një tejtër shtetasi i dyshuar si organizator i grupit kriminal të trafikimit dhe ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri është dhe Dritan Gramozi i cili rezulton se ka mundur t'i shpëtojë arrestimit paçka faktit se ka qenë nën vëzhgimin e grupit operacional të policisë. Sipas prokurorisë, Dritan Gramozi në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar kanë pajisur me pasaportë të falsifikuar shtetasin Hajri Seferi, në kohën që ky ishte në përgjim në bazë të hetimit për llogari të dosjes "339".

Gjithashut, një nga rastet e dokumentuara, është edhe ai i pajisjes me pasaportë të re dhe dhënien e ndihmës për të kaluar kufirin Hajri Seferit, i cili është një nga personat kyç të trafikut të drogës, pjesë e Bandës së Shijakut. Nga hetimet e operacionit “Vol-vo 4” Hajri Seferi ishte pikërisht personi që krijonte lidhjet mes organizatave kriminale dhe ndërmjetësonte trafikun e drogës mes Bandës së Shijakut dhe bandave të tjera që e transportonin atë jashtë vendit. Seferi kishte si bashkëpunëtor edhe efektivë policie që dekonspironin operacionet sa herë ai ishte në rrezik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja