TIRANE-Kryeministri Berisha duhet të matet mirë sa i takon projektit për pajisjen me pasaportë shqiptare të shtetasve shqiptarë jashtë trojeve. Pas shqetësimeve nga parlamenti Europian, të përcjella dje nëpërmjet eurodeputetet Ulrike Lunaçek, aleati i tij i ngushtë Ilir Meta i kujton se për këtë cështje duhet të konsultohet ngushtë me BE-në.
“Për ne më e rëndësishme është që të gjithë qytetarët e Kosovës të përfitojnë për të udhëtuar drejt vendeve të BE. Për çdo hap që qeveria duhet të ndërmarrë me këtë drejtim të konsultohet ngushtë me BE.”- tha Ilir Meta në një konferencë për shtyp sot në mesditë nga selia e LSI-së.
Meta preferoi t’i anashkalojë pyetjet mbi koalicionet e mundshme parazgjedhore dhe mundësinë e një poli të tretë. Meta tha se prioritet për momentin mbetet miratimi i 2 ligjeve dhe i rregullores së parlamentit brenda muajit prill në mënyrë që KE të paraqese një raport për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
I pyetur a i keni dërguar Dules ftesë për polin e tretë Meta tha “Kemi komunikim shumë të mirë me të gjitha forcat politike sidomos parlamentare, do vazhdojnë të ecim në rrugën e bashkëpunimit sa i takon reformave. E rëndësishme të arrijmë miratimin e 3 ligjeve.
Meta foli dhe për Eduard Selamin duke thënë se “një rikthim do të ishte pozitive. Politika shqiptare ka nevojë për politikanë të ndërgjegjshëm.”
PERSHENDET MARREVESHJEN E TAP
Kreu i LSI përshëndeti firmosjen e marrëveshjes së gazsjellësit TAP. “Ky revolucion energjetik do të thotë rëndësi e peshë shumë e madhe gjeostrategjike, ekonomike dhe rajonale.
Ai përgëzoi qeverinë dhe METE, (ministrinë e drejtuar nga Edmond Haxhinasto, anëtar i kryesisë në LSI) për punën që ka bërë në këtë proces dhe rolin e rëndësishëm që ka lozur në firmosjen e kësaj marrëveshje “me impakt të drejtëpërdrejtë tek qytetarët, përmes hapjes së bizneseve dhe uljes së kostos së shërbimit për qytetarët.
“Duhet të jemi krenarë pavarësisht dasive politike sot Shqipëria shikohet si vend me stabilitet dhe serioz edhe për projekte si TAP dhe një faktor i rëndëishëm, rajonal. Është moment reflektimi për të gjithë klasën politike për të krijuar një klimë më bashkëpunuese “- tha Meta.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com