Zyrat e Aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të mbyllura në 31 dhjetor 2014. Në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme theksohet se të gjithë shtetasit e interesuar për t’u pajisur me letërnjoftim apo pasaportë biometrike, zyrat e Aplikimit pranë Njësive të Pushtetit Vendor për dokumente identiteti në Shqipëri dhe përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit, (letërnjoftime dhe pasaporta biometrike), nuk do të mund të presin aplikime të reja.

Gjithashtu, në 31 dhjetor 2014, nuk do të kryhet as shpërndarja e dokumentave të identitetit të prodhuara deri atë ditë, pranë Komisariateve të Policisë. Shkak për këtë pezullim të përkohshëm, është procesi vjetor i mirëmbajtjes dhe inventarizimit të sistemit, nga kompania Aleat sh.p.k, që prodhon dokumentet identifikues. Ky proces inventarizimi dhe mirëmbajtjeje zgjat për 24 orë, ndërsa në vazhdim do të vijojë normalisht procesi i pajisjes së shtetasve me dokumente.




Redaksia Online
(g.f/Sqiptarja.com)