TIRANE - Zyrat e aplikimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit nuk do të jenë të hapura për publikun për disa ditë rresht. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministria e Brendshme e cila, përmes një komunikate për shtyp, informoi se të gjitha zyrat e kompanisë “Aleat” që merren me pasaportat dhe kartat e identitetit do të qëndrojnë të mbyllura nga data 9 prill deri më 16 prill.

Njoftimi thekson se kjo vlen si për zyrat aplikimit ashtu edhe për ato që merren me shpërndarjen e këtyre dokumentave.

Në njoftimin në fjalë, Ministria e Brendshme nuk sqaroi cilat janë arsyet e këtij mosfunksionimi disaditor.

(im/shqiptarja.com)