Pasdite, lamtumira e Eugen
Wollfarth, kreut të OSBE-së
Ambasadori i Prezencës së OSBE-së, diplomati gjerman Eugen Wollfarth e ka përfunduar misionin e tij trevjeçar në Shqipëri dhe si rrjedhim, ai do të largohet së shpejti për t’u pasuar nga një emër tjetër.
TIRANË – Ambasadori i Prezencës së
OSBE-së, Eugen Wollfarth e ka përfunduar misionin e tij trevjeçar në Shqipëri dhe si rrjedhim, ai do të largohet së shpejti për t’u pasuar nga një emër tjetër. Për këtë arsye, Wollfarth do të organizojë sot pasdite një pritje me zyrtarë, politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile, trupit diplomatik dhe të medias.
Diplomati gjerman Eugen Wollfarth u emërua në krye të Zyrës së OSBE-së në Shqipëri në 16 shtator 2010. Ai ka punuar për 25 vjet në Zyrën e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe ka përvojë të thellë në çështjet e Ballkanit Perëndimor në fushën politike, ndërkombëtare dhe të sigurisë.
Nga viti 2005 deri në vitin 2007, Ambasadori Wollfarth kryesoi Zyrën Ndërlidhëse të Gjermanisë në Prishtinë. Para se të vinte në Shqipëri, ai shërbeu për dy vjet si kryetar i “task force”-s kundër terrorizmit në Zyrën e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Vite më parë ai ka punuar edhe si shef i divizionit në Departamentin Evropian të Berlinit, këshilltar në ambasadat gjermane në Uashington dhe Kili dhe nënkryetar i zyrës së Bosnjes dhe Herzegovinës në Departamentin Politik në Bon. Në fillim të viteve '90, Wollfarth ka shërbyer si sekretar i parë në ambasadën e Gjermanisë në Beograd, ish-Jugosllavi, ku ai mbërriti nga Ambasada e Bogotas, Kolumbi.
Wollfarth ka studiuar ekonomi dhe inxhinieri, përfshirë ligjet, në disa universitete të Gjermanisë, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Përveç gjuhës amtare gjermane, ai flet rrjedhshëm në anglisht, spanjisht dhe frëngjisht. Eugen Wollfarth është i martuar dhe ka dy djem të rritur.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3664
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15