Pasdite në pistën e Formula 1, në darkë e grabisin! Piloti i Ferrarit kap hajdutët dhe shpëton 300 mijë euro (VIDEO)

Pasdite në pistën e Formula 1, në darkë e grabisin! Piloti i Ferrarit kap hajdutët dhe shpëton 300 mijë euro (VIDEO)

Carlos Sainz

Fundjavë e pabesueshme për Carlos Sainz, pilotin e Ferrarit që të diel ra preh e një grabitje në Itali. Ndërkohë që ndodhej në hyrjen e një hoteli në Milano, piloti spanjoll u përplas me tre të rinj nga Maroku (të moshës 18-20 vjeç), të cilët arritën t'i merrnin nga dora orën me vlerë 300 mijë euro.

Kaq ka mjaftuar që piloti të ishte më i shpejtë se Ferrari i tij dhe me sprint t'i arrinte grabitësit, kjo edhe falë ndihmës së disa këmbësorëve të tjerë. Në fund edhe pas ndërhyrjes së policisë ora iu rikhye të zotit dhe tre grabitësit u ndaluan nga forcat e rendit.

Pasi doli i pari në pole-position me "Kokëkuqen" dhe u nis si lider në garën e Monzës për Çmimin e Madh të Italisë dje, Sainz mbajti vetëm 15 xhiro pas Max Verstappen, me holandezin që në fund triumfoi për herë të dhjetë radhazi këtë sezon.

Në fund Sainz u kënaq me vendin e tretë dhe rikthimin në podium të Ferrarit, teksa la në vendin e katërt shokun e skuadrës së kuqe, Charles Leclerc. Me të vërtetë një fundjavë ekstremesh për pilotin e Ferrarit.

Pamjet pas grabitjes:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia