Pash zotin Edi Rama, mos dialogo!

Pash zotin Edi Rama, mos dialogo!

Një ndër sëmundjet e shoqërisë tonë, të cilën u bë kohë që e kurojmë, dhe që fatkeqësisht shfaqet në çdo pjesë të saj, është kultura mjerane e konsiderimit të ligjit, e respektit për rregullat që bashkarisht kemi dhe e nënçmimit të vullnetit tone komun. Vlera këto që e përbëjnë dhe janë themel i atij që ne e quajme shtet të së drejtes. Çka kushtetuta jone e shpreh thjesht dhe shterrueshëm në një nen: “E drejta përbën bazën dhe kufijt e veprimtarisë së shtetit”.

Simptomat e saj më agresive, kjo sëmundje kronike, i shpreh në fushën e lojës politike, pikerisht aty ku lojtaret janë zgjedhur për ta garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, janë zgjedhur për të garantuar respektin ndaj kufijve të fushës që sovrani i ka caktuar për të luajtur, bazuar në rregulla loje që, po sovrani ia ka paracaktuar.

Si në asnje tjeter vend demokratik, politika tek ne mund të bëjë gjithcka, mund te bëjë të pamundurën të mundur, mund të bëjë të ndaluarën të lejuar. Vullneti politik del mbi atë kushtetues, perfaqesuesi mbi të perfaqesuarin dhe politikani mbi sovranin. Si në asnje tjeter vend demokratik, tek ne marreveshjet politike pranohen sa hap e mbyll sytë, duartrokiten dhe s’bëzahen nga askush, mjaft që ato të jenë firmosur nga titanët e politikës.

Shembulli me goditës dhe aktual i kesaj vijemësie fatkeqe konstitucionale, e ka do kohë edhe historike, është lënia kriminale (pa e tepruar aspak juridikisht), – kolektivisht e urdheruar individualisht, – e sovranit pa u perfaqësuar në parlament.

Veprim i cili ka shkaktuar nje situatë mërzie, trishtimi dhe zhgënjimi në vend, ka dëmtuar normalitetin dhe jetën edhe keshtu jo te lumtur te shoqerise shqiptare.

Nëpërmjet ketij veprimi parapolitik, nën moton që as qeveris vete, por as nuk le tjetër të qeverisë, tentohet t’i mbeshtillet këmbëve të shoqerisë një mantel pengues, për ta rrëzuar edhe një herë tjeter në pellgun e zdralosur të turpit, ku jemi zhytur jo pak here, në rrugen tone gjithë drama drejt integrimit euro atlantik.

Në këtë turbullirë mendore, ku budallai e ka detyruar shoqerinë shqiptare të merret me gurin që hodhi në lumë, del çdo ditë e më tej në siperfaqe si imperativ mundësia për dialog, mundësia për marrëveshje.

Merret vesh që të gjithë e duan këtë moment, perfshire dhe mua, jo se mendoj se kjo është gjëja e duhur, por se dua, si çdo qytetar i këtij vendi, të më pushojnë veshët, të më qetesohet mendja, të më relaksohet gjumi, të më paqtohet shpirti e të më rikthehet optimizmi.

Me këtë deshirë në zemër, që buron nga pafuqia jone për t’u perballur me vuajtjet tona historike tashmë, të gjithë i kane sytë nga aktoret politikë, por më shumë se tek kushdo te zoti Rama. Te dëshpëruar e të stermunduar nga kjo vuajtje ciklike i kërkojnë edhe një herë tjetër, t’ua heqë këtë lak që opozita ia ve ne fyt periodikisht shoqerisë shqiptare dhe e deshpëron atë deri në pikën që do vetëm të shpëtojë nga kjo agoni frymëmarrëse, sa me parë të jetë e mundur.

Por, pavarësisht etjes zhuritëse që kam për paqe në këtë vend, ndjej po aq etshem dëshirën që kjo  “muzike” shurdhuese të mos dëgjohet më. Keta “tinguj” mendërisht shkalafitës, të shëmtuar deri në zhgarravitje emocionale duhet të heshtin perfundimisht.

Është kjo dëshirë që me bën të këlthas fort me një lutje te moçme, me shpresën se zoti Rama e dëgjon. “O zoti Rama, pash të madhin zot mos bëni dialog”!

Ju nuk keni asnjë të drejtë për ta bërë këtë. Ju nuk keni asnje mandat sovran për të dialoguar me ata që e tradhëtuan sovranin.

Ju lutem, ju nuk mundeni ta zhgerryeni Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, deri në atë farë feje, si të jetë lavirja e çdo hamshori kriminal të përkohshëm politik, por ta trajtoni si librin tone te shenjtë, nga i cili mund të gjejme shpëtimin e shpirtrave tanë evropian.

Ju sot zoti Rama nuk keni përgjegjësinë dritëshkurter të kthimit të budallait në rrugën e zotit, por keni përgjegjësinë historike të mbrojtjes së sovranitetit tonë. Ju keni përgjegjësinë historike për të mbrojtur integritetin dhe dinjitetin kushtetues të shtetasit shqiptar. Pa integritet qytetar nuk ka e s’mund të ketë integritet shtetëror, sepse i pari krijon te dytin dhe i dyti mbahet ne kembe nga forca politike e shpatullave te te parit.

E thashë, jam i trishtuar, i lodhur, i merzitur, i brengosur nga e gjitha kjo, e do doja shumë, si çdo qytetar në këtë vend, qetësi, paqe dhe normalitet, por jo në kurriz të së ardhmes.

Më mirë një fund me vuajtje se sa një vuajte qe nuk po mbaron kurrë. E ndaj mos dialogo zt. Rama.

Mos dialogo për ditën e zgjedhjes, pasi ajo nuk është as e jotja e as e Lulit, por e jona. Ne e kemi thënë, në Kushtetutë e kemi thënë, që duam një herë në katër vjet të kemi nje kryetar bashkie, e ju nuk mundet të na e shtoni qoftë edhe me nje ore të drejtën sovrane tonën.

Pash zotin leri këta maskarenj beseprerë të paguajnë çmimin e veprimeve që ata kryen. Leri mundesinë këtij vendi, që të mos e shohë më tutje këtë vuajtje, por të perfundojë këtu.

Le të japim shembullin e parë në këtë vend, që kush tradheton njerzit e tij një herë, meriton harresën përherë.

Nëse sot dialogoni me ata që tradhëtuan qytetarët e kêtij vendi, do e bëni nesër me këdo tjetër.

Mos iu dorëzoni flakës së molotovit por dritës së arsyes dhe të dëshirës përvëluese të këtij populli për të lëvizur përpara. Sovraniteti i popullit është i pa dialogueshëm dhe i panegociueshëm, ai nuk mund të vihet në tavolinën tuaj, pasi ai është në sofrën tonë, kush tallet me të, meriton harresën.

Sot, zoti Rama, ju keni në dorë dinjitetin tonë, dinjitetin e çdo qytetari të Republikës së Shqiperisë. Ju lutem mbrojeni atë.

Pash të madhin zot mos dialogo në kurriz të tij./ Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 18/05/2019 01:38

    LUFTA filloje ne nje ANE eshte policija politike e RAMES nga Ana tjeter eshte POLICIJA civile e opozites NJERA Me arme artizanale tjetri ME UJE TE SHIKOJME ME 30 QERSHORE KUSH DO TA MUNDI NJERI TJETRIN QE TE DYJA NUK JANE POLICI PER POPULLIN JANE PER TE MBROJTUR INTERESAT PARTIAKE POPULLI DO SHOHI GALLATE KRIMINELET DHE HAJDUTET DO LIVADHISIN. NE PO NA MERR LUMI

    Përgjigju
  • ROLANDI KOLLOVARI XHIXHIS: 17/05/2019 22:07

    O Plarent Ndreca një shkrim brilant po sa do e respektoi Edi Rama votën do ta tregoi koha. Nëqoftëse Edi Rama do të dialogoi me kriminelin lyl hajdutin do të përfundoi në kosh të plerave dhe Edi Rama. RROFT SHQIPRIA POSHT BANDA E KRIMINELIT MALOK SALHE.

    Përgjigju
  • tini: 17/05/2019 20:30

    zoti Ndreca nje shkrim shume aktual dhe i drejte si nga ana kushtetuese ashtu dhe morale .Sovrani duhet pyetur.Per mua sistemi Zvicerran i referendumeve per ceshtje shtet formuese dhe shtet zbatuese duhet aplikohet dhe ne Shqiperi pasi e drejta absilute e sovranit o keqpwrdirwt ise d3formohet.Kjo lloj firme do jete ne te mure dhe te clirimit te tensioneve politike.Shqioeria e shqiptareve dhe jo domen i kraheve politik

    Përgjigju
  • Drejtèsia po vjen: 17/05/2019 20:24

    Komplet dakort.Por e pa mundur.Rama jo vetëm do dialogoi por do i plotësoi edhe disa nga dëshirat e lulashit , dhe kjo gjë do të vërtetoi që edhe vet rama nuk është nji virgjëresh,dhe këtë e di mir .DUKE BËR KÈTË GJË I KA DHËN LULASHIT NJA 6 MUAJ JET ,,,, dhe vetëm me lulashin KUNDËRSHTAR I KA TË SIGURTA 75 VENDE NÈ KUVEND ZGJEDHJET E ARDHSHME PARLAMENTARE ,,se këto vendoret nuk i ka njeri në list ,,(përvec kryetarëve bashkiak)

    Përgjigju
  • Mirditori: 17/05/2019 19:47

    Pash zotin o taj, tka than lal plehi?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet