KAKAVIJE/KAPSHTICE-Festa e Pashkëve ortokse, që kremtohet të djelën, ka shkaktuar fluksin në pikat kufitare me Greqinë si në hyrje ashtu edhe në dalje. Sipas të dhënave zyrtare nga policia kufitare gjatë 24 orëvë të fudnit në Kapshticë kanë hyrë 3049 emigrantë me 891 mjete. Pala shqiptare po punon në doganën e Kapshticës me 6 sportele, ndërsa pala greke punon me dy të tillë. Ndërkaq të dhënat zyrtare të policisë kufitare në doganën e Kakavijës tregojnë se kanë hynë në vendin tonë 2981 persona me 975 mjete, ndërsa në këtë pikë kufitare fluksi ka qënë më i madh në dalje, pasi 3088 persona janë nisur drejt Greqisë për të festuar pranë të afërmve të tyre atje, Pashket ortodokse. Në doganën e Kakavijës, pala shqiptare po punon me 5 sportele në hyrje dhe 4 në dalje.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(jd/shqiptarja.com)











