Besimtarët ortodoksë janë të detyruar që festën e Pashkëve këtë vit përcjellin në kushte të pazakonta. Në katedralen Ortodokse në kryeqytet u mbajt mesha për të Premten e Zezë, cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit. Mesha u zhvillua pa besimtarë.
Në qytetin juglindor të Korçës kanë qenë të shumtë besimtarët që kanë dashur të kryejnë ritet pranë katedrales Ringjallja e Krishtit në qytet, por mbyllja e tyre në kuadër të masave parandaluese të COVID-19 bëri që qytetarët të ktheheshin në banesat e tyre pa shkelur brenda ambienteve të kishës. Ata thanë për Report tv se kjo situatë ka bërë që mos e festojnë Pashkën ashtu si e kërkon tradita madje ata shtojnë se flakën do ta ndezin nga ballkonet e shtëpive te tyre.
VD/ Korçë
E premtja para Pashkës u nderua edhe nga besimtarët në Berat. Kjo festë shoqërohet me lyerjen e vezëve me bojë të kuqe dhe përplasjen me njëra-tjetrën. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e derdhur të Krishtit që mori përsipër mëkatet e gjithë njerëzimit. Ringjallja e Krishtit në qytet, por mbyllja e tyre në kuadër të masave parandaluese të COVID-19 bëri që qytetarët të ktheheshin në banesat e tyre pa shkelur brenda ambienteve të kishës. Ceremonia e parashikuar nga Mitropolia e Shenjtë për Javën e Madhe të Pashkës është anuluar për shkak të situatës së COVID-19, ndërsa mesha do të transmetohet live.