Dom Mark Pashkja në ditën e Pashkës Katolike ka uruar të gjithë besimtarët për më shumë paqe e mbarësi. I ftuar në Report Tv, Dom Mark Pashkja tha se Ngjallja e Krishtit është konfirmimi i hyjnisë se Jezu Krishti është e vërteta dhe se ai duhet besuar.
Dom Mark Pashkja tha se uron që drita e cila buron nga ringjalla të jetë burim frymëzimi për secilin nga ne.
“Jemi praktikisht në zemrën e krishterimit. Ngjallja e Krishtit është vërtetimi, konfirmimi i hyjnisë se Jezu Krishti është e vërteta, është jeta dhe është ai që duhet të besohet. Nisur nga kjo e vërtetë themelore që ekziston brenda krishterimit buron edhe gëzimi edhe hareja e kësaj Pashke që sot gjen të gjithë besimtarët katolikë pranë familjeve, kremtimeve dhe me një atmosferë të shenjtë.
Dashuria duhet të jetë ajo që ta karakterizojë e cila duhet të triumfojë mbi egon personale. Krishti në këtë botë ka ardhur për me ndihmuar mëkatin dhe jo personin. Burimi i mesazhit dhe përcjellja ime për të gjithë njerëzit është që kjo dritë e cila buron nga ringjalla, ky triumf i jetës mbi vdekjen shoqëroftë dhe qoftë burim frymëzimi për të bërë secili në atë misionin që i është besuar, pjesën e tij, veprën e tij”, tha Dom Mark Pashkja.
Me gazetarin Arbër Hitaj, Dom Mark Pashkja u ndal edhe tek simboli i Pashkës.
“Veza dhe jo vetëm. Festa e pashkëve ka disa simbolika, kryesisht veza në vetvete më shumë se askush tjetër ka atë simbolin e jetës. Veza e kuqe, ngjyra e kuqe buron nga gjaku i Jezu Krishtit që do të thotë që ky gjak është paguar për jetën tonë, për çmimin e një jetë të lirë. Jonë disa nga simbole të ndryshme, në Shqipëri kemi ruajtur edhe simbolin e thyerjes së vezëve”, tha ai.