Pashkë në errësirë! Era dëmton linjat, pa energji fshatrat në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin

Mijëra banorë në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin e kaluan festen e Pashkëve në errësirë. Era e fortë, prej mesnatës të së shtunës solli ndërprerje të energjisë në pjesën më të territorit, si në  fshatrat e Zadrimës, Ungrej, Bregu i Matës e Shëngjin. Banoret thonë se kjo situatë është e vazhdueshme në kohë me shi dhe erë të fortë.

"Deri në 12 të natës pa drita, kemi ngrënë bukë me qiri".

"Ne kemi qenë më keq, kanë qenë telat në toka, tani pak më mirë, por firma që ka vendos kabllot e reja nuk i ka bërë mirë punimet se krijon probleme kur ka erë", thanë ata. 

Në terren ndodhen 10 grupe të Njësisë së Operatorit të Energjisë Elektrike në Lezhë. Ata kanë bërë të mundur riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa bëhet me dije se brenda ditës së hënë do të furnizohen me energji elektrike të gjitha zonat.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë