Pashkët ortodokse në kohë koronavirusi, politika shqiptare uron për paqe e reflektim

Politika shqiptare ka ndarë urime për Pashkët Ortodokse, duke dhënë mesazhe se kjo situatë e vështirë që vendi dhe gjithë bota po kalon, duhet të na japë dritë dhe shpresë për të ardhmen. Mesazhe force dhe urime për paqe kanë ndarë liderët kryesore politikë në vend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:24
Shfrytëzoi lejen për dalë me vajzën, Manastirliu uron Pashkët: Jeta do triumfojë ndaj vdekjes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka uruar pashkët Ortodokse nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mesazhi i saj ka qenë se 'jeta do të triumfojë ndaj vdjekjes', ndërkohë që vetë ajo sot ka shfrytëzuar orarin e vendosur nga qeveria për të dalë shëtitje me vajzën e saj të vogël.

"Në këtë ditë simbol të ringjalljes së shpresës, të triumfit të jetës mbi vdekjen, dua t’i uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë Gëzuar Pashkën! Me besimin për t’u ringritur më të fortë", shkruan Manastirliu. 

Ora 10:01
'Pashkët na gjejnë të ndarë fizikisht, por të bashkuar prej mesazhit!' Ruçi uron: Përshëndes në mënyrë të veçantë ata që po luftojnë me jetën

1587283360_96e8276650c446b888e1fde888ae21f4.jpg

Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi, ashtu si shumë kolegë të tij, ka uruar sot për Pashkët Ortodokse. Sipas Ruçit edhe pse këto Pashkë na gjejnë të ndarë fizikisht shqiptarët janë më të bashkuar prej mesazhit që jep kjo festë, shpresës së ringjalljes e ringritjes. Ruçi thotë se përshëndet në mënyrë të veçantë ata që Festa e Pashkëve i gjen duke luftuar në betejën për jetën, në vështirësi apo larg vatrave familjare.

Urimi i Gramoz Ruçit

“Me rastin e Festës së Pashkëve, u uroj të gjithë besimtarët ortodoksë si edhe të gjithë shqiptarët: Shëndet dhe lumturi në vatrat e tyre familjare! Këto Pashkë na gjejnë fizikisht të izoluar, por më shumë të bashkuar prej mesazhit thelbësor të kësaj Feste, shpresës së ringjalljes e ringritjes. Përshëndes në mënyrë të veçantë ata që Festa e Pashkëve i gjen duke luftuar në betejën për jetën, në vështirësi apo larg vatrave familjare.

Sot, të gjithë kemi realizuar sesa e mrekullueshme është jeta dhe paqja dhe sa pa kuptim janë marramendja pas urrejtjes e konflikteve. Qëndresa stoike dhe beteja që po zhvillojmë për mbrojtjen e jetës na ka bindur se askush nuk shpëton duke qenë i vetëm, por në bashkëveprim, mbështetje e solidaritet me të gjithë.

Përditë e më shumë po bindemi se njerëzimi, pavarësisht kombeve, shteteve, pasurisë, varfërisë dhe ndarjeve që shkaktojnë ato, është një familje e madhe 7.7 miliardëshe, që u përgjigjet si një e vetme rrezikimit të jetëve njerëzore nga pandemia COVID-19. Sot është dita t’u rikthehemi edhe njëherë mësimeve të krijuesve, arkitektëve dhe ndërtuesve të qytetërimit dhe t’i zbatojmë ato jo vetëm në betejën për jetën, por në të gjithë veprimtarinë tonë.

Përditë e më shumë po bindemi se nga pandemia nuk na mbrojnë vetëm vaksinat e kurat mjekësore, por edhe antitrupat e dashurisë, drejtësisë e solidaritetit njerëzor, vlera që këto kohë po shkëlqejnë në të gjithë planetin, si eliksiri më i dobishëm kundër të keqes që kërcënon njerëzimin. Prandaj me kurën e dashurisë, humanizmit e solidaritetit të luftojmë edhe sëmundjet e shoqërisë, varfërinë, pabarazinë, ndarjet e konfliktet, në çdo formë që ato shfaqen.

Festa e Pashkëve të na frymëzojë që të punojmë më shumë për të ndalur globalizimin e të keqes, përhapjen e formave të ndryshme të dhunës, të indiferencës njerëzore ndaj njeri-tjetrit, të dobtëve, të  sëmurëve, të pambrojturve, ndaj natyrës dhe mjedisit. Krahas globalizimit të mallrave, shërbimeve, teknologjive dhe ideve, të investohemi për të globalizuar sidaritetin dhe përkushtimin njerëzor. Solidaritetin që shfaqëm dhe po shfaqim ndaj koronavirusit, ta shndërrojmë në një vlerë, tipar dhe trashëgimi të shoqërisë.

Mirëkuptimin fetar ta shndërrojmë në një vlerë shoqërore dhe udhërrëfyes të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht besimit, pikëpamjeve dhe pasurisë. Festa e Pashkëve na shtoftë të mirat dhe mundësitë për të gjithë, na fuqizoftë rezistencën, durimin e besimin se shumë shpejt do t’u rikthehemi gëzimeve të jetës.”

Ora 09:43
Kryemadhi: Distancimi s'duhet të na ndajë shpirtërisht! Pashka na mëson se besimi na lartëson mbi të keqen

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka uruar festën e Pashkëve Ortodokse, të cilat i sheh si një shenjë bashkimi në këto ditë të distancimit fizik nga njëri-tjetri. Kryemadhi thotë se festa të tilla i japin forcë shpirtit të njeriut për të çarë mes vështirësive dhe për të ndërtuar të ardhmen

"Festa e shenjtë e Pashkëve na mëson se sakrifica nuk është humbje dhe se ndriçimi i zemrës përmes besimit na lartëson mbi të keqen dhe antivlerat. Fuqia e shpirtit i jep njeriut forcën për të çarë mes vështirësive dhe për të ndërtuar të ardhmen.

Masat e distancimit fizik prej pandemisë nuk duhet të na ndajnë shpirtërisht nga njëri-tjetri dhe nga zakonet tona të mira. Përmes tyre, ne si komb kemi përballuar ndër shekuj vështirësi pas vështirësie, dhe sot është koha që ashtu siç kemi gjetur mënyra të reja për të kremtuar festat tona fetare, ashtu të hapim rrugën për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët. Me besimin në Zot, me dashurinë për njëri-tjetrin, me vlerat dhe traditat tona kombëtare.

Pashkë të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe gjithë familjet shqiptare. Krishti u ngjall!", uron Kryemadhi.

Ora 09:31
Basha nuk harron mjekët në urimin për Pashkët, poston foton e lepurushëve përgatitur nga vajzat e tij

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë 'Gëzuar Pashkët'. Basha urimin e ka lidhur edhe me situatën aktuale, duke mos lënë pa përmendur mjekët dhe infermierët, të cilët sipas kryetarit të opozitës janë të parët që përballen me koronavirusin.

"Me urimin tradicional "Krishti u ngjall" dhe këtë foto të lepurushëve të Pashkëve përgatitur nga vajzat e mia, ju urojmë familjarisht të gjithë besimtarëve ortodoksë, nga mot Gëzuar! Sot, urimet dhe lutjet tona të para, janë për të gjithë anëtarët e familjes tonë të madhe që përballen me virusin dhe pasojat e tij, për mjekët dhe infermierët tanë kurajozë e të palodhshëm, për të gjithë ata që shërbejnë me sakrifica të mëdha për të na mbrojtur dhe ndihmuar, për të gjithë shqiptarët në nevojë dhe shtrëngesë, për shërbëtorët e Zotit që me lutjet e tyre sjellin paqe e shpresë në shpirtin e çdokujt. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e të dashurit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!", shkruan Basha.

Ora 08:10
Rama uron pashkët ortodokse me videon e veçantë nga Parisi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë në mënyrë të veçantë pashkët ortodokse. Art dhe kërcnim në kohë karantine nga Opera Kombëtare e Parisit, teksa balerinët realizojnë nga shtëpitë e tyre duke "lidhur" në një, kërcënimin. Nuk mungojnë episodet kur fëmijët dalin në "skenë" teksa prindërit rezializojnë videon...Por kjo është në fakt një nga gëzimet e të qëndruarit të vetëkarantinuar: Jo vetëm mbrojtja nga virusi vdekjeprurës, por kalimi i kohës me familjen, pranë fëmijëve, të cilët rutina e përditshme nuk na lë kohë t'i përqafojmë sa duam. 

"Mirëmëngjes me një dhuratë të bukur nga Opera Kombëtare e Parisit për të gjithë ju dhe me një urim për besimtarët ortodoksë në këtë të dielë paqeje dhe reflektimi", shkruan kreu i qeverisë.

Ora 23:34
Rama uron besimtarët ortodoksë: Me kisha të kyçura, por me Zotin pranë familjeve

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët ortodoksë të cilët sot kremtojnë ngjalljen e Krishtit. Edhe pse në kohë të vështira me kisha të kyçura, shprehet Rama, Zoti është pranë çdo familje.

"Në këtë kohë të çuditshme tempujsh të kyçur, vijnë edhe Pashkët Ortodokse, pa kishat hapur por me Zotin pranë çdo familjeje që sonte feston! Gëzuar Pashkët", shkruan Rama.

Ora 19:51
Meta uron Pashkët: Le të mbështetemi te njëri-tjetri në betejën kundër COVID-19

Presidenti i i vendit Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët ortdoksë për festën e Pashkës. Në mesazhin e tij Meta duke iu referuar situatës që po kalon vendi si shkak i COVID-19,shprehet se sot kjo festë nuk kremtohet ashtu siç duhet,

Sivjet, një armik i padukshëm, që po kushtëzon mendimet dhe sjelljet tona të përditshme, na detyron mos ta kremtojmë siç do donim këtë Festë të Madhe e të Shenjtë. As Dritën e Ngjalljes nuk do mundemi dot ta marrim sot në Kishë dhe ta kalojmë nga dora në dorë, për ta çuar në shtëpitë tona.

Në mesazhin e tij Meta thekson se mbështetja të njëri-tjetri na çliron nga frika dhe na ndihmon në luftën ndaj pandemisë që është shtrirë në të gjithë botën,

Krishti i Ngjallur na mëson: MOS KINI FRIKË! Le të falim sot më shumë solidaritet mbarëkombëtar dhe paqe, me fjalë e vepra të thjeshta dashurie, le të ndajmë sot të mirat dhe gëzimet tona, për të ndriçuar honet e errëta të ndasive, zbrazëtisë së brendshme, vetmisë dhe varfërisë, veçanërisht të atyre që vuajnë nga mjerimi, dhimbjet dhe braktisja. Le të shpërndajmë sot Dritën e Ngjalljes tek të gjithë, për të mbështetur njëri-tjetrin në betejën e përgjithshme për t’u çliruar nga frika dhe pandemia dhe për t’u bashkuar me njëri-tjetrin në një përpjekje të re në të mirë të lirisë së shpirtit, drejtësisë, të vërtetës, begatisë, mirëkuptimit, pajtimit, vëllazërimit dhe dinjitetit tonë njerëzor.

Në këtë ditë të veçantë mesazhi i Metës shkon dhe për stafin mjekësor:

Le të lutemi sot edhe për heronjtë e ditëve tona, mjekët dhe infermierët, e për këdo që është në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit dhe të sigurisë të çdo qytetari. Por edhe për priftërinjtë e klerikët që në krye të misionit të tyre hyjnor e fisnik po bëjnë aq shumë për ne të gjithë në këto momente tepër të vështira, veçanërisht për komunitetet më të përvuajtura.

Presidenti Meta në fund të mesazhit të tij apelon që kremtimi i kësaj Pashke të vij me frymë, energji dhe shpresa të ripërtërira, me ngjallje të vërtetë në shpirtra e zemra, për një shoqëri solidariteti dhe përgjegjësie të përbashkët.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • undheti: 19/04/2020 13:49

    gjall je akoma...ishalla te kap ky virus..

    Përgjigju
  • robi: 19/04/2020 13:17

    Ne mezi po pritnim lajmin e madh te ngjalljes se krishtit dhe te merrte perpara salivirusin qe ka gjunjezuar njerzimin, por dhe krishti s'na beri gje njelloj si mond bektagjiu i teqese se Kulmakut.te gjithe lideret e fese jane dorzuar , si do i veje halli njerzimit qe kishte shume shprese qe do benin dicka, me 2 ringjallje dhe salivirusi po ben kerdine,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë