Ish-banorja e ‘Big Brother’, Xheni Mhillaj, pranoi për herë të parë ndërhyrjen kirurgjikale në fytyrë. Ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Trokit’ së fundmi dhe foli për herë të parë për hundën e saj të re dhe u shpreh se ndihet shumë mirë.
“Ishte një fiksim. Fola dhe më prindërit, më thanë nëse doja mund ta bëja. Sa më doli narkoza, pyetja e parë që kisha për doktoreshen ishte: Si e kam hundën (qesh). Pasi hoqa fashot dhe pashë vetën qava, po qava nga gëzimi për hundën e re”, është shprehur Xheni. Ajo është shumë aktive në ‘Instagram’ dhe ndryshimi në fytyrë është komentuar pozitivisht nga fansat e saj. Ajo është përfolur gjatë pas daljes për lidhjen me Benardin dhe ndarjen nga ai.