Pasioni dhe vullneti kapërcejnë çdo barrierë, iniciatori i Kombëtares së të Amputuarve Julian Çela: Të rinjtë të mos rrinë kafeneve, sporti na ka ndryshuar jetën

Pasioni dhe vullneti mund të mposhtë çdo barrierë! Mungesa e gjymtyrëve nuk është më një pengesë për personat e pasionuar pas sportit. Këta djem kanë gjetur forcën për t'u ngritur në këmbë dhe për të ndjekur pasionin e tyre, duke krijuar “Ekipin e Futbollit të të Amputuarve Shqiptarë” dy vite më parë. Iniciatori Julian Çela, thotë se sporti u ka ndryshuar jetën.

"Kjo kombëtare u krijua 2 vite më parë dhe sot po bëjmë një minipërgatitje për të bërë 2 ndeshje miqësore jashtë kufijve tonë me shtetin grek në kuadër të europianit në shtator. Sporti është shumë i rëndësishën teksa shohim se jeta mund ti ndryshojë gjithsecilit. Këta djem kanë gjetur forcë për tu ngritur dhe për ta ndjekur përsëri pasionin e tyre. Është e vështirë sepse si kombëtare që jemi krijuar kemi rreth 2 vite por skemi mbështetje çdo gjë bëhet vulnetarisht nga unë dhe djemtë, dua të falenderoj FSHF që është pas nesh në këtë ndeshje miqësore me miqësinë, këta djem kanë nevojë për ndihmë materiale dhe për financim.

Një thirrje që u bëj të rinjve është që të mos rrinë në kafeneve e të mos rrinë kot, kur sheh këta djem që luajnë dhe që e ndjekim përsëri këtë pasion për futbollin. Futbolli është jetëndryshues. Teksa këta e kanë gjetur forcën e tyre dikush ka patur familjen pas dikë e ka ndihmuar zoti thua uau ata fluturojnë në fushë nuk janë më pa këmbë, janë me krahë. Unë si iniciator në fillim thoja a do ta ndjekin ata a do të munden, por ata e kanë dashuruar këtë futboll dhe lozin me nerv në fushë", tha Julian Çela futbollist i kombëtares shqiptare të të amputuarve.

Një thirrje për të gjithë të rinjtë ka edhe Bilbil Pepkolaj futbollist i kombëtares shqiptare të të amputuarve. Teksa i fton të merren me sport Bilbili thotë se me vullnet dhe pasion gjithçka arrihet.

"Do ti ftoja të rinjtë të shohin të merren me sport sa të kenë mundësi, por duhet të kesh vullnet së pari, po spate vullnet si ben, duhen pasion e vullnet dhe çdo gjë bëhet", tha ai.

Në një video skuadrës së publikuar nga kreu i FSHF Armand Duka, tregohet historia frymëzuese e motivuese për të gjithë.

"Përtej sfidave që sjellin pamundësitë, këta djem tregojnë se pasioni për futbollin u ka ndryshuar jetën e i bëjnë thirrje të gjithë të rinjve të bëhen pjesë e kësaj bote plot emocione! Skuadra e të amputuarve nesër do të bëjë debutimin e saj zyrtar në një ndeshje miqësore me Greqinë dhe ne besojmë në suksesin e tyre", shkruan Duka.

 

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/07/2021 02:29

    Ide shume e mire,shpresoj qe te gjeni mbeshtetjen e duhur nga shteti.Ndoshta ne te ardhmen mund t'a shohim kete ekip si pjesemarres ne lojrat olimpike speciale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht