GREQI (Korfuz) - Një nga 100 njerëzit më të rrezikshëm të Italisë është kapur pas 11 vitesh arrati, pasi ka parë një ndeshje të Napolit në një restorant në ishullin grek të Korfuzit. Vincenzo La Porta ishte në arrati për 11 vjet dhe u pa në Korfuz duke festuar në një ballkon pasi skuadra e qytetit të tij fitoi kampionatin e Serisë A disa javë më parë, sukses ky që erdhi pas 33 vitesh pritje.
Një foto e tij midis fansave të Napolit bëri që hetuesit ta dallonin dhe hetonin rastin, duke dalë në përfundimin se ai ndodhej në Greqi. Oficerët më pas e ndalën 60-vjeçarin në rrugë, teksa po udhëtonte me skuter.
"E tradhtoi pasioni i tij për futbollin dhe për ekipin e Napolit," tha policia në një deklaratë. "Me fitoren e kampionatit nga Napoli, La Porta nuk mund të rezistonte të festonte".
I lidhur ngushtë me bandën e krimit të organizuar Camorra me bazë në Napoli, La Porta është dënuar në mungesë për krime, evazion fiskal dhe mashtrim. Duke u paraqitur para një prokurori grek të shtunën, ai do mbahet në burg derisa një trup gjykues i gjykatës së apelit të vendosë për një kërkesë ekstradimi nga Italia. Autoritetet italiane duan që ai të kthehet në vendlindje, në mënyrë që të vuajë një dënim me 14 vjet burg.
La Porta u kap pranë restorantit ku thuhet se kishte punuar si kuzhinier. Avokati i tij tha se ai ka krijuar një familje të re në Greqi dhe nuk dëshiron të ekstradohet.
"Ai u dënua shumë kohë më parë për shkelje tatimore," tha Athanassios Giannakouris. "Ai ka krijuar një familje të re në Greqi ... ai ka një djalë nëntë vjeç dhe punon si kuzhinier për t'ia dalë mbanë. Ai vuan nga sëmundjet e zemrës. Nëse ekstradohet, ai dhe familja e tij do të shkatërrohen", tha avokati.
Policia në Itali kishte monitoruar aktivitetin e La Porta prej muajsh, duke pritur që ai të bënte një lëvizje të gabuar që do t'u jepte atyre informacione për vendndodhjen.
Vincenzo La Porta (në rreth) duke festuar
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Itali/ Shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta vrasë me aksident pas ndjekjes në rrugë! Kapet në arrati, i nxori makinën nga rruga, vajza plagoset
24 Janar, 15:42
-
Itali/ Arratiset nga burgu i Ankonas 'Akili'! Xhevdet Plaku vuante dënimin për trafik droge! Zbërthimi i SkyECC zbuloi planin për t'i bërë atentat në 2019
24 Janar, 12:39
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Shkodër/ I akuzuar për trafikim narkotikësh në Itali, arrestohet 54-vjeçari
24 Janar, 09:42
-
Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore
23 Janar, 19:47