Pasioni për të krijuar ‘mund’ problemet me shëndetin, artizani me aftësi ndryshe në Vlorë, art me materiale të riciklueshme: Rrezikoj të humbas shikimin

Jeta ka qenë sfiduese për Ilir Kacanin. Babai i dy fëmijëve jeton mes vështirëve të shumta ekonomike dhe problemeve shëndetësore në një shtëpi të amortizuar në Novoselë të Vlorës.

49-vjecari me aftësi të kufizuara fizike trajtohet me KAMP, por pagesa është krejt e pamjaftueshme për të mbajtur familjen. Pensioni i dy prindërve të moshuar dhe pagesa e e tij e paaftësisë janë të ardhurat e vetme, ndërsa bashkëshorten e ka të papunë.

"Kempi që marr unë, si mund ta mbaj familjen? Unë si kryefamiljar jam pa punë, gruaja pa punë. Fëmijët në shkollë. Është shumë e vështirë, por megjithatë duke pasur mbështetjen e prindërve që i kam pensionistë. Jam ushqyer në kurriz të tyre. Thjesht kërkoj nga një institucion që të vazhdoj këtë dëshirë, lëtë zanat. Të më krijoje një vizitë për sytë. Me kalimin e kohës edhe shikimi po më zbehet fare. Do përpiqem vetë, port ë më realizojnë një ndihmë për të arritur pasionin. Për të më ndihmuar që të hap ekspozitën. Gjëja kryesore është të bëja një vizitë për sytë”, tha Iliri.

Këto probleme nuk e kanë mposhtur Ilirin. Ai me kurajo ndjek pasionin e tij prej artizani. Ka krijuar me tela, dru dhe materiale të tjera të riciklueshme disa punime të këndshme artistike si, si varka, shporta, stema, korniza, vazo e shtëpi  kukullash.

Por si ka lindur ky pasion tek Iliri?

"Që kur kam qenë iu vogël më jepej për çdo gjë. Qe kur isha I vogël më pëlqenin vizatimet. Doja të vazhdoja për art, por nuk pata mundësi.. Pas viteve 90 ngela pa punë, pa asgjë. U detyrova ti futesha një zanati kopshtar. Merresha me shartim pemësh, por për shkak të mos shpërblimit e lash atë punë dhe iu futa kësaj rruge. Kam 3-4 vjet me këtë punë artizanale", tha ai.

Puna e tij e parë artizanale ka qenë kjo shportë. Nuk ka pasur asnjë mësues veç ka nxënë duke parë video në internet.

" Puna e parë që bëra është shporta me tela. E pash në internet dhe duke e parë të arsyeshme thash pse mos ta bëj dhe unë. Duke i kombinuar arrita të kombinoja këtë. Kjo më bëri që ta vazhdoja  këtë punë.....Ktheja telat duke parë format e ndryshme më pëlqeu shumë", u shpreh Iliri.

Ndërsa këtë panoramë e ka krijuar me tela, përmes një pune të mundimshme dhe mjaft të imët. Deri tani numëron 40 punime, dhe me to kërkon të hapë një ekspozitë.  Ndaj përmes mikrofonit të "Report Tv" kërkon mbështetje, por në asnjë mënyrë nuk dëshiron ta mëshirojnë!

"Shumë e vështirë. Në radhë të parë duhet durim, këmbëngulje dhe besimi se do e arrish. Çdo gjë e hedh në letër. I vizatoj dhe pastaj e bëj. Deri tani 40 punime kam bërë. Nuk kam shitur sepse kam pasur gjithmonë një dëshirë që e kam akoma. Na shohin nga gjendja fizike, si gjynah. Nuk më pëlqen kjo gjë se çdo njeri duhet të tregoje aftësinë. Kjo më ka shtyrë për mos i shes sepse dua të tregoj se jam i aftë.  Çdo punë duhet të ketë një vlerë. Kryesorja është të krijoj një ekspozitën time për të treguar se sado invalid të tregoj veten se jam I aftë të krijoj diçka", tha si.

Shqetësimi kryesor për Ilir Kacanin janë sytë. Ai ndjen se dita ditës shikimi po i zbehet....

“Për të vazhduar me dëshirën që kam vetëm të më krijojnë një mundësi për vizitë për sytë sepse e kam shumë të vështirë, shikimi po më zbehet fare.”, thotë Ilir Kacani

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën