Paskuale Renda, arbëreshi
që mëson shqipen në semina

Paskuale Renda, arbëreshi <br />që mëson shqipen në semina
Arbëreshi Paskuale Renda ka shkuar në Prishtinë për të ndjekur Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në të cilin marrin pjesë edhe studiues nga Tirana. Renda punon në Bashkinë e Sicilisë, por gjuhën shqipe nuk e ka studiuar në Universitet. Mësimet e para i ka marrë prej familjes. Por, duke synuar ta perfeksionojë atë me literaturë shtesë nuk u ndahet edicioneve të seminarit të Gjuhës dhe Letërsisë që zhvillohet në Prishtinë. Paskuale thotë se edhe në Sicili po punohet për të ruajtur më tej gjuhën. Ata sapo kanë themeluar një shoqatë me emrin “Besa”.

Arbëreshi Renda vjen për herë të dytë në Seminarin Ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. “Unë jam arbëresh që vij nga Sicilia e Italisë, nga një fshat afër Palermos me 6 mijë banorë, një fshat që vazhdojmë ta flasim gjuhën arbëreshe tash e 500 vite. E kemi ruajtur gjuhën duke e transmetuar gojarisht nga një gjeneratë në tjetrën, pasi që nuk kemi pasur shkolla tona, sepse nuk na janë njohur për faktin se jemi pakicë”, thotë ai, duke shtuar se edhe pse vazhdojnë të flasim gjuhën shqipe “nuk dimë as të shkruajmë e as të lexojmë”. Ndaj Renda ka zgjedhur të ndjek seminarin duke menduar se kështu do “ta përmirësoj edhe më tutje gjuhën shqipe, të njoh gramatikën…”.

Për herë të parë në Seminarin e Gjuhës Shqipe Paskuale Renda ka qenë në vitin 2004, por duket se nuk ka mbetur shumë i kënaqur, sepse thotë që: “në këtë vit organizimi është shumë më i mirë”. Sido që të shkojnë punët, synimi i Paskuale Rendës është i qartë: “të mësojë me çdo kusht shqipen e re. “Sapo lindin fëmijët nënat fillojnë t’u flasin në gjuhën arbëreshe. Por tash në këtë shekull ndihemi shumë më të rrezikuar se sa më herët. Sepse televizioni dhe interneti kanë ndikimin e vet”, thotë Renda.

Zhvillimin e gjuhës shqipe Renda dhe arbëreshët e Siçilisë ia kanë ngarkuar organizatës “Besa”. Paskuale na bënë të ditur se: “Në këtë organizatë janë 5 fshatra arbëreshe të Sicilisë, por tri prej tyre vazhdojnë të flasin gjuhën shqipe, ndërsa dy fshatra e kanë humbur gjuhën”. Gjatë qëndrimit të tij në seminar renda ka prekur edhe thelbin e diskutimeve për gjuhën letrare shqipe. “Me thënë të drejtën në Shqipëri kuptohemi më mirë, ndoshta sepse kemi origjinën e njëjtë, nga jugu i Shqipërisë. Me kosovarët kuptohem, por duhet të flasim më ngadalë që kuptohemi drejt, për shkak se ne kemi mësuar gjuhën letrare shqipe e këtu flitet nëpërmjet dialektit”.

(dhh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat