Pasojat e përmbytjeve në qarkun e Vlorës/ Prefekti: Po evidentojmë dëmet, më pas shpërblime për të dëmtuarit! Kreu i Bashkisë Selenicë: Duhen investime

Pasojat nga reshjet e shiut dhe prurjet e lumenjve të cilat përfshinë qarkun e Vlorës kanë sjellë dëme të konsideueshme edhe në Bashkinë e Selenicës, pasi fshatrat e kësaj bashkie lagen nga brigjet e lumit Vjosa dhe Shushica (lumi i Vlorës).

Dëme të konsiderueshme nga prurjet e shumta të lumit Shushica kanë gërryer toka në fshatin Peshkëpi duke dëmtuar parcela me ullinj dhe jo vetëm. Banorët e fshatit Peshkëpi kërkojnë ndërhyrje nga shteti pasi çdo herë që del lumi, merr hektar pa fund me toka dhe pemë frutore.

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj ka konfirmuar se në Bashkinë Selenicë dëme ka në disa zona si Drashovicë por edhe Mesaplik ndërkohë që në Novoselë janë rreth 500 ha tokë që u përmbyten. Referuar nëse do të kete dëmshpërblime, Mamaj ka theksuar se aktualisht jemi në evidentim të dëmeve.

“Situata pas reshjeve paraqitet e qetë, kam dalë me kryetarin e Bashkisë Selenicë për të parë demet e lumit Shushicë. Problematikë është ura e Mesaplikut. Shume shpejt  do hidhet një urë beli që do bëjë zgjidhjen përfundimtare të kësaj zone që ndodhet pjesërisht e izoluar nga dëmtimi i urës. Në Dreshovicë lumi ka marrë rreth 5 haa tokë që është një dëm kolosal për fermerët e zonës. Situata në qarkun Vlorë është e qetë. Po evidentoj emergjencat që duhet të zgjidhim në një kohë të shkurtër. E vetmja problematikë që është në Novoselë është zona e urës së Mifolit ku janë shtëpi të ndërtuara në shtratin e lumit Vjosë që nuk varet shumë nga ana jonë. Po bëjmë përpjekje që ata të strehohen. Tashmë nuk kemi asnjë sipërfaqe të përmbytur në Novoselë, janë rreth 500 ha që u përmbytën dhe sot janë të kulluara. Banesa që rrezikojnë nga shkarja e tokës nuk kam informacion. Jam në terren për të evidentuar çdo shqetësim. Ka një procedurë që funksionon pas konstatimeve, bëhen vlerësimet dhe më pas shpërblimet. Jemi në fazën e identifikimit të këtyre problemeve. Pastaj vlerësimi.”-tha Flamur Mamaj.

Sipas kreut të Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj duhen të tjera investime kryesisht në argjinatura pasi përmbytjet e tanishme nxorën në pah problemet që ka zona.

“Edhe këto reshje krijuan probleme në Selenicë, jo vetëm në argjinatura dhe bllokim të rrugës, por dhe rreth 200 apo 300 ha tokë të përmbytura nga reshjet. Uji sot është i tërhequr por ka lënë pasoja. Ka të bëjë me argjinaturën e re pranë pompave të saj. Ka një dëmtim 30-40 metra që kërkon ndërhyrje emergjente. Nëse shiu i radhës e zë në këtë gjendje do të thotë që për Bashkinë Selenicë krijohen probleme serioze te pompat e ujit. Problemi tjetër për argjinaturat që duhet të ndërtohen në prespektivë. Problemi i tretë serioz që ka të bëjë me investim të bordit të kullimit është fshati Dashovicë në pjesën që e kemi njohur si pjesë e rrepeve, fusha e mbjellë me ullinj, një rresht i tërë u gërrye i mori lumi. Ka ndodhur edhe vitin e kaluar.”-tha Binaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve