Pasojat e tërmetit në Durrës/ 'Përgjegjës Vangjush Dako',  Kreu i PD Durrës, Xhaferri: Rama po zhduk provat e masakrës me ndërtimet (VIDEO)

Kryetari i PD, dega Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë si dhe ndaj bashkisë së Durrësit duke thënë se në vitet e fundit në këtë qytet është bërë masakër me ndërtimet.

Xhaferri teksa ishte pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti në lagjen 17 ngriti edhe shqetësimin se edhe një muaj pas tërmetit, për këta banorë nuk asnjë zgjidhje. Ndëkrohë disa nanorë të irrituar kërkojnë një përgjigje se çfarë do të bëhet me banesat tyre ku kanë investimet e jetës.

Nga ana e tij Xhaferri drejton gishtin tek ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako si përgjegjës për këtë situatë, duke kërkuar vënien e tij para drejtësisë.

"Nuk dua asgjë nga shteti mor vëlla. Unë dua të vijnë inxhinerët të shohin pallatin. Në qoftë se pallati është brenda standardit, hallall ua bëj, nuk dua asgjë. Unë do të iki në punën time. Edhe shtëpinë ia kam falë të gjithëve. Ama në qoftë se pallati është jashtë kushteve mua më kthe paratë, o kriminel! O Vangjush, o bandit! Çfarë mjaft, unë kam humb gjithçka. 72 vjeç I kam humb të gjitha", - denoncon një nga banorët.

Kreu i PD, Durrës Ferdinand Xhaferri tha se qeveri duhet tu thotë banorëve se çfarë do të bëhet me ta.

"Pra, nuk jam këtu në lagjen 17 për t'i thënë kryeministrit pse riktheu Vangjush Dakon në krye të bashkisë?! Sepse këtë e dinë mirë qytetarët e Durrësit. Nuk jam për t'i thënë pse ato 150 milionë eurot e koncensioneve nuk I jep për të dëmtuarit e termetit?! Se edhe këtë e dinë mirë. Dinë akoma më mirë qytetarët e Durrësit pse riktheu Arben Ahmetajn në krye të Ministrisë së Rindërtimit?! Apo pse menjëherë të vetmin vendim që ka marrë ishte për të prishur banesat. Kam dalë për ti thënë çfarë do të bëhet me këto dhjetëra e dhjetëra familje, që kanë investimin e jetës së tyre në këto banesa dhe qeveria ka detyrimin të dalë dhe tu thotë, ti nxjerrë sepse nga paniku I pasigurisë së termetit kanë dalë në panikun e pasigurisë për të ardhmen. Të dalë dhe tu thotë".tha Xhaferri.

Xhaferri tha se e vetmja vendimarrje ka qenë, emergjenca, urgjenca për të prishur, për të zhdukur gjurmët. Për të prishur dhe për të zhdukur gjurmët, pasi ky është është halli më i madh i Ramës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhafer simitja: 29/12/2019 20:17

    O xhafer ore kok loqe që kur su poqe a e regullove cilsin e Djellit ? ? ? Po tërmetin pse e lejove me ra o xhaferi i mbafuar komplet i diskretituar e prap xhaferi na del e na bo politik xhaferi hipolit.

    Përgjigju
  • Dursaku: 29/12/2019 14:18

    Durresi duket sikur I ka rene bomba qytet pa shprese pa shtet d m th pa police HAJDUTERIT e shtepijave bastisin gjithcka ky eshte raliteti sot I durresit qytet pa Doren e shtetit

    Përgjigju
  • O tej: 28/12/2019 22:52

    Pi je leter e djegur mor tarallak Durresi tall hallatet me ty

    Përgjigju
  • Delinquenti: 28/12/2019 19:04

    Ore po' CILESINE E DIELLIT a e regulloi ky apo po' pret qe ta rregulloj kur te vijne te djathtet ne pushtet se do te presi te djathtet me duket e gjat pritja dhe na bie qe te rrime me ket diell qe kemi. BIR SELMANI NENES KE TE DH**.. ME PARE SE PO BOHEN SI SHOM TANI DHE ME TE QARA NUK JA DILET.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër