TIRANË- Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë 180 milionë euro ndihmë financiare për përballimin e pasojave ekonomike shkaktuar nga COVID-19.  Me një status në Twitter, ambasadori i BE, Luigi Soreca shprehet se kjo ndihmë tregon edhe njëherë solidaritetin e BE me rajoni në këtë kohë krize nga pandemia.

"Me dorëzimin e sotëm të 180 milion eurove ndihmë financiare për Shqipërinë për të ndihmuar vendin të kufizojë rezultatet ekonomike të COVID-19. BE tregon edhe një herë solidaritetin e saj me rajonin në një kohë të një krize të paparë. Ne jemi më të fortë së bashku", shkruan Soreca. 

Bashkimi Europian për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë në lidhje me pandeminë vendosi të ndihmojë atë me 180 mln euro kredi me kushte shumë të favorshme. Kjo kredi do të shërbejë për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike.

1597234435_Screenshot3.jpg

1597234366_OK.jpg

Fondet e akorduara nga BE për vendet për COVID-19