Pasqyrat e katandisjes politike të PD-së nga Lulzim Basha

Pasqyrat e katandisjes politike të PD-së nga Lulzim Basha

Mark Marku

Të gjithë e dinin që në qarkun Lezhë, Partia Demokratike do të arrinte të fitonte zgjedhjet, edhe nëse do të çonte kandidat një markmark. Por Lulzim Basha, e rriti dozën, dërgoi edhe një gjekmark.

Megjithëse qeveria në qarkun Lezhë, ka ndërmarrë një aksion të gjerë investimesh, kryesisht në zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku secilit që i është prishur shtëpia do t’i ndërtohet falas, banorët e Bashkisë Kurbin dhanë 5 mijë vota më shumë për PD-në sesa për PS-në.

E Mark Marku, mbrëmë në studion e Eni Vasilit, vetëm çirrej e bërtiste, ku thoshte se qeveria ka blerë  vota nëpërmjet influences, duke u ndërtuar shtëpitë banorëve të Kurbinit.

Po kur i ka blerë qeveria, atëherë përse ata votuan në shumicë për PD-në?

Se në Bashkinë Lezhë, ku rindërtimi nuk është masiv, pra në qytet dhe fshatrat përreth, PS e PD thuajse kanë dalë barazim, ndërsa në Mirëditë PD është në avancë me vetëm me 1 mijë vota.

Ndërkaq, vetëm në Laç, Mamurras, Milot e fshatra, diferenca është shumë e madhe, e cila i ka dhënë mundësinë PD-së që të merrte mandatin e katërt në Qarkun Lezhë dhe fitoren politike.

Megjithatë, arsyeja nuk ka lidhje me Mark Markun, i cili është dhe pedagog i Katedrës së Gazetarisë në UT, ku arsyeja është A-ja e formimit të një reporteri të ardhshëm.

Etika, as e ka parë kurrë ku bie Mark Marku, edhe pse ka qenë drejtues i Këshillave të Etikës në mediat e Koço Kokëdhimës, ku u vinte gjoba reporterëve për të zbutur fondin e pagave që paguante Koço.

I thoshte Carlo Bolinos: “Mbylle se do të të kthehem ty”, a thua se ka dalë nga një pijetore Rubiku, ku ka tharë një shishe raki të butë kumbulle.

Lërë ai tjetri, që duket sikur ka mitroloz në gojë, që e dërgon PD në studio televizive dhe iu thotë të gjithëve që ka përballë se “jeni injorantë dhe unë jam profesor”.

O Zot, ai profesor?!

Nejse, nuk ka lidhje analiza individuale e lojtarëve të skuadrës që humbi më 25 prill, por fakt është se ato janë pasqyrat e katandisjes së nivelit politik të PD-së së Lulzim Bashës në këtë derexhe.

Arben Ristani, nuk është mburrur asnjëherë që është ndonjë filozof, a pedagog si këta më sipër, është jurist me përvojë 30 vjet, ka qenë avokat, gjyqtar, kryetar KQZ-je, deputet etj, por fjala e tij ngjiti.

Ristani ka arsye më të forta për të qenë kundërshtar i Edi Ramës, pasi i mori mandatin e kryebashkiakut në 2011-n në tavolinë.

Por gjithsesi ta krahasosh nivelin e tij me të Markut e të panelistëve që çon zyra e shtypit të PD-së në emisione, është ku e ku.

Lëre pastaj, po ta krahasosh me Arben Imamin, i cili edhe pse një “politikan i vjetër”, në një intervistë 10 minutëseh  të bind me argumentim, arsye, logjikë dhe ton normal politik.

Skuadra e Bashës duket e gjitha sikur mban duart gjithë ditën te shtylla e 220 kilovoltëshit.

Bërtasin, sulmojnë dhe kur dikush replikon ja kthejnë: “Mbylle se do të kthehem”!

Por këtë e bëjnë vetëm para kamerave, se në jetë pastaj janë më të qetë.

Se kush ua fut në kokë, këtë nivel politik, një Zot e di.

“Po i ndërton qeveria shtëpitë për vota”, thonë këta të PD, po përse në kohën e tërmetit nuk pranuan të bashkoheshin me qeverinë në një komision të përbashkët për të hartuar planin e rindërtimit?

Po shpiknin lajme të rreme për të futur njerëzit në panik.

Përse nuk bënë si Elvis Naçi, i cili dihet botërisht që është me PD-në dhe disa nga njerëzit që ka Basha përreth janë lobim i tij, po nisën ta sulmojnë atë, siç bënë edhe ditëve të fundit të fushatës?

Dhe kur Rama të dilte për të parë apo përuruar shtëpitë e reja, PD-ja kishte të gjithë mundësinë e arsyen për të thënë se plani është i përbashkët dhe kontributi gjithashtu, megjithëse qeveria merret me menaxhimin.

Po ku kanë parë ata që një qeveri të mos promovojë punën e saj për fatkeqësitë natyrore?

Është gjëja më normale në botë dhe e bëjnë të gjithë.

Ashtu bëri edhe Berlusconi në Amatrice, ku është bërë emblematike legjenda urbane, kur i dhuroi një të moshuare, edhe protezat e dhëmbëve që i kishin humbur gjatë tërmetit, përveç shtëpisë së re.

Por nëse ndonjë qytetar është me PD-në dhe i ndërtohet shtëpia, ai nuk ka përse të votojë ndryshe, se nuk ja sheh kush votën.

A nuk ndodhi kështu në Kurbin? E thonë shifrat që janë në KQZ.

Megjithatë është e kotë rrekja arsyetuese me tipa të tillë, ata janë dëshmia reale e katandisjes dhe nivelit politik tip depresiv të PD-së së Lulzim Bashës…/ Gazeta "Tema"

J.GJ./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 30/04/2021 09:12

    Mjere Shqiperia per keta “profesore”. O Zot

    Përgjigju
  • Artan: 30/04/2021 03:29

    Fakti që Marku dhe Gjeku janë profesorë, tregon se në çfarë gjendjeje është arsimi i lartë në Shqipëri, se politikës varja, nga PD-ja nuk duhet të pretendosh për më shumë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër