Passos Coelho: E majta rrezikon të shkaktojë “rrënimin e Portugalisë”

/ATSH-AFP/ - Politika jorealiste për një qeveri të mundshme të unionit të majtë rrezikon të shkaktojë "rrënimin e Portugalisë", paralajmëroi kryeministri, Pedro Passos Coelho, një ditë para rrëzimit të njoftuar të qeverisë së tij minoritare të së djathtës.
"Jam kundër një politike negative, shkatërrimit të Portugalisë", deklaroi ai gjatë prezantimit në Parlament të programit të qeverisë.
Kryeministri akuzoi opozitën e majtë se po përgatitet për të zbatuar një program afatshkurtër dhe joreal, i bazuar në dëshirën për një rikthim në gjithëpërfshirjen e shtetit dhe që do të perceptohet si një kërcënim për rimëkëmbjen e llogarive publike.
Fitues i zgjedhjeve legjilative më 4 tetor, koalicioni i djathtë ka humbur maxhorancën absolute dhe qeveria e Passos Coelhos rrezikon të rrëzohet që prej votimit të së martës, nëse e majta bashkohet në Parlament për të hedhur poshtë programin dhe për të provokuar dorëheqjen.
Mbështetur nga partitë e majta antiliberale, Partia Socialiste u shpreh e gatshme për të formuar një qeveri të unionit të majtë, e pazakontë në 40 vjet demokraci në Portugali, për t'i dhënë fund politikës shtrënguese buxhetore të zbatuar nga e djathta që prej vitit 2011.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social