Pastimi i parave, Vatikani
i rrezikshëm si Shqipëria

Pastimi i parave, Vatikani <br />i rrezikshëm si Shqipëria
QYTETI I VATIKANIT – Jo vëtëm Shqipëria, Korea e Jugut apo Republika Çeke: edhe Vatikani ka përfunduar në listën e vendeve të rrezikshëm përsa i përket pastrimit të parave. Departamenti amerikan i shtetit ka përditësuar listën e vendeve më shumë në rrezik përsa i përket riciklimit të parave dhe, për herë të parë, në të rezulton haptazi edhe Selia e Shenjtë, në nëngrupimin e vendeve me “juridiksion të shqetësueshëm”. Thënë ndryshe, vetëm shkallë më poshtë vendeve që shkaktojnë tek administrate amerikane “alarm ekstrem”, siç janë Mbretëria e Bashkuar, Rusia, dhe vetë Shtetet e Bashkuara.

Në listën e zezë të amerikanëve Vatikani gjendet në shoqërinë e 67 vendeve të tjera mes të cilave Shqipëria, Egjipti, Korea e Jugut, Vietnami, Malajzia. Këto shtete përbëjnë shqetësim për shkak të sasisë së madhe që qarkullon nga një vend në tjetrin.

Ati i Shenjtë mesiguri nuk do të jetë i lumtur për këtë pozicion jo fort komod pasi është hera e parë që Vatikani zë vend në listën e zezë të vendeve me rrezik pastrimi parashë. Një funksionar i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili ka preferuar të qëndrojë anonim, ka shpjeguar se “Vatikani ka aprovuar për herë të parë në vitin 2011 një program kundër pastrimit të parave, por do të nevojitet një vit për të kuptuar sa efikas do të jetë ai”.

Papa Benedikti i XVI ka ngritur Autoritetin për Informacionin Financiar, një organ që ka si synim përshtatjen me ligjet ndërkombëtare në luftën kundër pastrimit të parave të pista dhe financimit terrorizmit.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike