TIRANE-Arrestohet në Tiranë për llogari të drejtësisë italjane Manjola Prifti ish bashkëshortja e Mirit të Xhikës. Burimet e policisë së Tiranës konfirmuan për shqiptarja.com se arrestimi I Priftit lidhet me një dënim të marrë nga drejtësia italjane prej 11 vitesh heqje lirie ku ajo akuzohet për pastrim parash.
Arrestimi I saj-thanë të njëjtat burime nuk ka lidhje me vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe edhe si Miri i Xhikes të Kartodromi në vitin 2000.
Ajo u arrestua mesditën e sotme në një lokal në Vaqarr ku ajo e menaxhonte së fundi.
Manjola Prifti është dënuar në vitin 2003 nga Gjykata e Romës me 11 vite heqje lirie për akuzat shfryëztim prostitucioni dhe pastrim parash.
Vendimi i formës së prerë të drejtësisë italjane u erdhi autoriteteve shqiptare dhjetë ditë më parë.
Prej Kohësh Manjola Prifti jeton me djalin e saj Endin lindur nga bashkëjetesa me Fatmir Ramën por që pas proceseve gjyqësore atij I është mohuar atësia e tij.
Ende nuk ka detaje të shumta mbi arrestimin e Priftit si dhe rastet për të cilat ajo është dënuar në shtetin fqinjë.
Burime nga policia thonë se pas arrestimit ajo do t’i dorëzohet drejtësisë italjane.
(Foto: Miri i Xhikes me të birin. Arkiv)
(ns.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com