ELBASAN-Dy persona janë ndaluar nga policia, ndërsa janë sekuestruar 15 mln Lekë në kuadër të operacionit për bllokimin e pasurive të vendosura me veprimtari kriminale.
Personat e ndaluar nga policia janë B.Koçiaj 63 vjeç dhe A.Koçiaj 33 vjeç, të dy banues në qytetin e Elbasanit.
Ndalimi u bë në zbatim të vendimit të datës 14.09.2017 të Gjykatës së Elbasanit e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për pastrim parash dhe veprimtari kriminale të kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim për dy persona të tjerë me inicialet; I.K dhe O.D për të cilët vijon puna për arrestimin dhe vendosjen para drejtësisë.
Sekuestro preventive për 15 mln lekë u vendos sot më datë 15.09.2017. Ndërkohë që vijon hetimi i çështjes për përfshirje të personave të tjerë.
Ndërkohë, sipas burimeve të Report Tv më parë dy personave të ndaluar u janë sekuestruar apartamente.
Ditët e fundit në të gjithë vendin janë sekuestruar disa vila, makina, biznese, por edhe vlera të konsiderueshme monetare në kuadër të operacionit për bllokimin e pasurive që janë vendosur me aktivitet kriminal.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com