Nga 12 dhjetori do të nisë nga puna kompania publike e pastrimit, e cila vjen pas një partneriteti mes Bashkisë së Tiranës me Bashkinë e Veronës në Itali. EKO Tirana do të jetë e pajisur me mjete të reja EURO 6 dhe me personel të ri.
Sipas kryebashkiakut Veliaj, falë këtij binjakëzimi pritet që Tirana të kthejë një faqe të re sa i përket pastrimit. Gjithashtu kontenierët tashmë do të jenë të ndarë sipas llojit të mbetjeve.
Veliaj deklaroi se në të gjitha pallatet do të certifikohet administratori që ka si detyrë vënie gjobash për ata që hedhin mbeturina nga ballkoni, për ata që i lënë te dera, për ata që bëjnë sikur i kanë harruar në ashensor dhe për ata që bëjnë sikur i kanë harruar te dera e jashtme e pallatit.
[gallery]20018[/gallery]
"Ne kemi çiftuar dy eksperienca të suksesshme, qytetin tonë që besoj se është avangardë në mënyrën sesi i bën gjërat me shumë shpejtësi, sesa kantiere ka hapur se çfarë kemi bërë në gjithë këtë vitin e fundit dhe sigurisht një nga qytetet në mos qyteti më pastër edhe më efiçent i Republikës italiane që është qyteti i Veronës. Flota është një nga flotat më moderne, të gjitha mjetet tona janë EURO 6, është e kotë që ne t’ua themi qytetarëve se si duhet të përdorin karburant që nuk e ndot mjedisin nëse vetë mjetet e bashkisë nuk e aplikojnë këtë. Siç e shikoni ne kemi 2 kontenierë, një kontenier i gjelbër me kapak të verdhë, është ai i verdhë me riciklim për të hedhur aty xhamin, letrën, plastikën apo çdo mbetje të riciklueshme. Kurse kontenieri tjetër është vetëm për gjërat që nuk riciklohen. Në të gjitha pallatet do të certifikohet administratori që ka si detyrë vënie gjobash për ata që hedhin mbeturina nga ballkoni, për atë që i lë te dera, për atë që bën sikur i ka harruar në ashensor dhe për atë që bë sikur i ka harruar te dera e jashtme e pallatit sepse përveç infrastrukturës është shumë e rëndësishme që të punojmë edhe me kulturën", tha Veliaj.
/Shqiptarja.com

VIDEO