Pastrimi i liqenit të Fierzës ka nisur gjatë ditës së sotme në zonën e Luginës së Drinit, ku ndërhyrja me anije ekologjike është fokusuar në largimin e mbetjeve urbane dhe plastike të sjella nga prurjet e fundit.

Sipas autoriteteve, aksioni pritet të zgjerohet edhe në bregun përballë fshatit Breg-Lumë në ditët në vijim, si pjesë e një plani më të gjerë për pastrimin e sipërfaqes ujore dhe mbrojtjen e mjedisit në këtë zonë.

Ndërkohë, Drejtoria e Shërbimeve Komunitare ka publikuar pamje nga operacioni në terren, ku shihet puna për heqjen e mbetjeve dhe përmirësimin e kushteve mjedisore.


Lajmi kryesor:

Ndotje mjedisore në Kukës, liqeni i Fierzës mbulohet nga shtresat e mbeturinave (VIDEO)


U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Prill, 09:22

    A besoni se do të zgjidhen çështjet e mbartura Shqipëri-Greqi?