Raporti i ri i DASH fundos Sali Berishën: Inkriminimi i ish-kryeministrit, sukses i SPAK! I pandehur për ‘Partizanin’, pasuroi familjen! Stafi i Trump nuk harron as shpalljen ‘non grata’

TIRANË- Një shuplakë e madhe vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Sali Berishën, me një raport të publikuar në mars 2025, me të cilin fundos ish-kryeministrin duke thënë se arritja kryesore e SPAK ishte marrja e tij si i pandehur për aferën 'Partizani'. Stafi i Donald Trump nuk i harron Berishës as shpalljen non grata në 2021. Berisha dhe besnikët e tij kishin 'shpresa' se me rikthimin e Trump do i hiqej non grata, por duket se stafi i Presidentit amerikan është treguar shumë i kujdesshëm që të nënvizojë në raport se Berisha është i sanksionuar nga SHBA.

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar “Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës” ku vlerësohet puna e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe atë të pastrimit të parave. Pikërisht, raporti është firmosur në muajin mars 2025, tashmë që Amerika është nën drejtimin e Donald Trump, për të cilin Berisha kishte shpresa se do t’i hiqte Non Gratën.

Por, përtej oqeanit, mesazhi vjen i qartë për ish-kryeministrin, për të cilin DASH thotë se u mor i pandehur për korrupsion, pasi pasuroi familjen e tij, ndërsa e cilëson në raport si një preson të futur në listën e zezë të SHBA. DASH vlerëson arritjet e SPAK dhe veç rastit të Berishës, thekson edhe marrjen të pandehur të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me këtë aferë.

"SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe sekuestrimet dhe kreu hetime financiare dhe pasurore paralele kur dyshonte për pasuri të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi pasuri me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi me arrestimet dhe sekuestrimin e pasurive të ish-zyrtarëve të lartë. Në shtator 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të emëruarin sipas “Aktit të Aprovimeve për Operacionet e Jashtme dhe Programet e Ndërlidhura të Departamentit të Shtetit, 2021”, neni 7031(c), Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare që përfitonin interesat e familjes së tij. SPAK gjithashtu akuzoi dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesën e dhëndrit në kompani të lidhura me korrupsionin",- thuhet në raportin e DASH.

DASH bën të qartë që Shqipëria duhet të vijojë me zbatimin e reformës në drejtësi.

"Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin e forcave të rendit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve për t'u përqendruar në korrupsion, pastrim parash dhe krime ekonomike komplekse. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformat e kodit penal të viteve 2016 dhe 2017", thuhet në raport. 

Ish-kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin duke ua dhënë kompleksin Partizani ish-pronarëve, ku përfituesi kryesor është dhëndri i tij, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Më 4 prill pritet të vendosë GJKKO, nëse do e kalojë dosjen ose jo për gjykim. 

Pjesa nga raporti i DASH ku liston si arritje të SPAK marrjen e Berishës të pandehur 

Kliko këtu për të lexuar raportin e DASH për Kontrollin Ndërkombëtar të Narkotikëve

Kliko këtu për të lexuar raportin e DASH për Kontrollin Ndërkombëtar të Narkotikëve, volumi për pastrimin e parave

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 22/03/2025 13:43

    BRAVA MARA EMIGRANTE NE ITALI...

    Përgjigju
  • Dardan: 22/03/2025 10:43

    Perbindeshin e Vicidolit e fundos vetem 21 janari 2011.

    Përgjigju
  • Toni: 22/03/2025 10:30

    Uaaaa. Paska shkruar DASH fakte te njohura e vjetra: SPAK ngriti akuze per Berishen me dhenderr dhe Sekretari Shtetit dhe ai thesarit i designuan neper listat sorrosiane. Ca lajmi

    Përgjigju
  • Lui: 22/03/2025 09:48

    Ketu do jemi dhe historia do e tregoje qe Saliu eshte nder figurat me te ndyra qe ka qeverisur Shqiperine. Ai eshte vertete nje demon qe vetem shkaterroi cdo gje te ndertuar me djerse nga vete populli. Ai ishte dhe vazhdon te jete frymezim vetem per te shkaterruar, dhe jo vetem shkaterrim material, por me e keqja ai frymezon popullin qe te jete anti ligj, anti shtet, vetem anarki. Perfytyroni dot ndonje lider ne bote qe te protestoje kunder mbylljes se Tik Tok?! Dhe tu thote femijeve bojkotoni mesimin pse ju mbyllen Tik Tok?! Nuk ka more jo, dhe njeriu me i keq, do mendohej 2-3 here para se te kerkonte nje proteste te tille.. Eshte komplet figura me negative e historise se shqiptareve

    Përgjigju
  • Daku: 22/03/2025 06:31

    Berisha po punon per funeralin e tij si finale e krimeve te llahtarshme qe ka bere.. kjo eshte finalja e jetes se tij dhe do marri me vete gjithe llumin dhe fundërrinat qe ka me vete.. Berisha rshte mallkimi i krimineleve bolshevik per shqiptaret.. po ja do iki dhe do harrohet. Por Shqiperia do mbetet..

    Përgjigju
  • Jim: 21/03/2025 19:47

    Po kerrici tha se ne Mars do I hiqej nongrada Saliut

    Përgjigju
  • Mario: 21/03/2025 19:09

    Po u del boja ketyre te Saliut me genjshtrat qe u hidhnin njerzve per konsum, se tani me ardhjen e Trump do ti hiqej non-grata.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 22/03/2025 08:10

      Nuk ishte e nevojshme te na e thoshte dashi i amerikes , ata te marin persiper genjeshtrat per qeverine e cila ne 2013 e morì grop te zeze dhe ne vazhdim e ngriti Shqiperine ne gjendjen qe jemi sot .Dashi i amerikes te shikoj genjeshtrat qe ka perhapur me ne krye ambasaden amerikane per personat qe I ngriten dinjitetin shqiperise .Populli i di shkaterimet , vrasjet , genjeshtrat e pd me ne krye gjakataret e tyre dhe drejtesia nuk vepron .Ata e canktuan dumanin si hakmares te PS , shikoni personat qe kane futur brenda ne fallimento I akuzojne pe kriminela dhe i denojne per shperdorim detyre .(e kuptoni shprehjen shperdorim detyre ?) O popull jepini voten Partis Socialiste qe te shpetojme Shqiperine per brezat e ardhshem .

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!