Pastrimi i parave, që nga 2009
janë bllokuar 10 milionë euro

Pastrimi i parave, që nga 2009<br />janë bllokuar 10 milionë euro
DURRËS - 10 milion euro është shuma e bllokuar nga transaksionet në rastet e dyshuara për pastrim parash që prej vitit 2009 në Shqipëri. Ky fakt është pohuar nga drejtori i drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arben Doçi gjatë konferencës rajonale e Luftës për parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit si dhe luftës kundër korrupsionit organizuar në Durrës nga OSBE-ja, në bashkëpunim me ministrinë e financave.

Ndërsa ambasadori i OSBE në Tiranë, Florian Raunig theksoi se lufta kundër korrupsionit duhet të zhvillohet ndaj kujdo pavarësisht statusit të tij social.

“Pastruesit e parave nuk i njohin kufijtë. Fatkeqësisht, institucionet shtetërore ende kufizohen prej tyre. Prandaj OSBE-ja përpiqet t'ju nxisë dhe t'ju mbështesë për të punuar përtej kufijve, për të bashkëpunuar për të arritur rezultatet e nevojshme,” tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Florian Raunig. “Për më tepër, trajtimi me vendosmëri dhe transparencë  i rasteve të supozuara të korrupsionit, pavarësisht statusit të të akuzuarve është një tregues i rëndësishëm i autoritetit të shtetit dhe pavarësisë së përgjegjësisë së institucioneve të tij përpara qytetarëve”. 

Ndërkohë, përfaqësuesja e Ministrisë së Shtetit për Çështjet Lokale, Eridana Çano theksoi se qeveria Rama është e vendosur në luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit. Diksutimet pritet të vijojnë edhe ditën e nesërme nga drejtuesit e Njësive të luftës kundër pastrimit të parave të"pista"nga vendet e rajonit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot