Gjatë ndërhyrjes në Fushë Krujë-Ura Drinit-Lezhë (në të dy drejtimet) u hoqën 60 tabela informacioni e reklamimi të përmasave të ndryshme. Gjithashtu, në këtë segment është shembur një objekt dykatësh dhe 5 konstruksione të lehta për shitje ambulante.
Në aksin që lidh Peqinin me Rrogozhinën është ndërhyrë në dy drejtimet duke hequr 35 tabela të përmasave të ndryshme, një kioskë dhe dy konstruksione shitjesh ambulante.
ARRSH dhe IKMT kanë pastruar edhe aksin Rrogozhinë-Fier në të dy drejtimet duke hequr 33 tabela informuese të subjekteve të ndryshme dhe shembur 6 konstruksione të lehta që shërbenin për shitje ambulante.
Gjatë javës së ardhshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit do të ndërhyjnë në akset Fier-Kakavijë dhe Lezhë-Shkodër.
Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com