TIRANË - Aksioni për pastrimin e rrugëve nacionale këtë rradhë ka pasur në qendër të tij, aksin rrugor, nga ura mbi Drin në Kukës e deri në doganën e Morinit, si dhe disa akse të tjera në Rrugën e Kombit dhe në Tiranë.
Për këtë qëllim është ngritur edhe një Task-Forcë që kryesohet nga Inspektoriati i Ministrisë së Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes. Në këtë operacion janë angazhuar Inspektoriati i Mjedisit dhe Forcat e Armatosura - 1000 forca ushtarake dhe 69 mjete.
Sot aksioni është shtrirë në akset rrugorë:
Dogana Morinë – fundi i Urës së Drinit (20 km)
Dalja e Milotit – Rubik (12 km)
Milot - Kryqëzimi Kamëz, Tiranë ( 32 km)
Mbikalimi Kamëz, Tiranë -Vorë (të dyja krahët e autostradës, 12.5 km)
Mbikalimi Qafa e Kasharit - Aeroporti “Nënë Tereza”, Rinas (7 km)
Burime nga Ministria e Mjedisit thanë se, gjatë ditës së sotme është planifikuar të pastrohen 83.5 km. Ky operacion aksion është ndërmarrë në rang të masave për emergjencën mjedisore.
Redaksia online
(ac/os/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com