Rama në Vlorë: Task-forcë pastrimi për bregdetin, sanksione kryebashkiakëve që krijojnë vendgrumbullime të paligjshme plehrash! Bashkitë që mbajnë pastër vendin, paratë u kthehen pas

VLORË-Ka nisur ditën e sot me plani i veprimit për pastrimin e territorit të Shqipërisë, ku aksioni i parë ka filluar nga Vlora, konkretisht nga Pylli i Sodës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Para se të përvishte vetë mëngët dhe t’i futej pastrimit të vendit, Rama ka pasur kritika dhe paralajmërime për kryebashkiakët e vendit, sidomos për ato të bashkive në zonat bregdetare që janë edhe potenciali më i madh turistik dhe zinxhir zhvillimi për ekonominë e vendit. Rama u bëri të qartë se askush nuk mund të ‘grricë’ fytyrën e vendin tonë të bukur dhe se do të ketë sanksione për kryebashkiakët që nuk garantojnë pastërtinë e vendit të tyre apo më keq akoma nëse krijojnë vendgrumbullime të paligjshme të mbeturinave.

Rama tha se bashkitë nuk do të mund të bëjnë dot asgjë tjetër nëse nuk sigurojnë fillimisht buxhetin që duhet për pastrimin dhe se taksat që mblidhen nuk i përdorin për mbajtjen pastër të ambientit.

"Fillimisht do të pastrohen të gjitha pikat e nxehta dhe më pas do të parandalojmë që të mos rikrijohen më këto pika. Nuk është hera e parë që ne bëjmë aktivitete të tilla. Është koha jo vetëm të ndahen por edhe të kërkohen nga secili nga çdo institucion dhe çdo individë. Jemi në rrugën e zbatimit, asnjë bashki nuk do të lejohet të bëjë asgjë tjetër nëse nuk garanton të gjitha burime financiare të nevojshme për pastrimin dhe nëse nuk garanton që ato burime përkthehen në një rezultat konkret. Ministria e Turizmit ka nxjerrë se sa i kushton pastrimi çdo bashkie dhe në bazë të kësaj do të parashikohet edhe buxheti pasardhës i bashkive. Cdo bashki sot ka në dispozicion një pikë fundore për grumbullimin e mbetjeve dhe është e patolerueshme që plehrat të grumbullohen në mes të rrugës. Pikat fundore janë qoftë pikat teknologjike të trajtimit të mbetjeve qoftë edhe në landfillet. Asnjë bashki nuk do të lejohet që për justifikime të pajustifikueshme në vend që ti çojë ato në pikën fundore që krijojë pika të tjera të paligjshme grumbullimi dhe për këtë ligji parashikon sanksione për kryetarët e bashkive dhe vetë bashkitë.  Është kollaj për bashkitë që duke i hedhur plehrat rrugëve. Pika më e nxehtë është dhe pika më e rëndësishme për turizmin dhe ekonominë tonë sot. Është e patolerushme që kryetarët e bashkive bregdetare ta konsiderojnë këtë si punë angari. Pastrimi duhet të jetë në maksimum”, tha Rama

Në lidhje me pastrimin të vendit të bashkive në zonat bregdetare, Rama bëri të ditur se do të ngrihet një taskforcë që do të ndihmojë në këtë proces përmes një buxheti ekstra. Kryeministri shtoi gjithashtu se do të ketë edhe një fond inkurajimi për ato bashki që pastrojnë zonën t’u rikthehet pas paratë që shpenzojnë.

“E patolerueshme që kryebashkiakët e bregdetit ta konsiderojnë këtë si angari, pastrimi duhet të jetë në maksimum dhe prandaj do të vendosim në fond ekstra për bregdetin dhe do të krijojmë  një taskforcë në Agjencinë Kombëtare për bregdetin që do ju vijë në ndihmë bashkive në zonat bregdetare ashtu si kundër edhe në buxhetin e ardhshme do të jetë çdo këshill bashkiak që do të rrëzojë buxhetin e bashkive nëse taksa që mblidhet nga subjektet private nuk do të shkojë në pastrimin e gjithë zonës. Fond i inkurajimit , për ato bashki që e bëjnë punën me sukses, duke ua rikthyer atë që shpenzojnë për pastrimin, për të bërë punë të tjera”, tha Rama.

Teksa tha se pastrimi do të fillojë nga pikat e nxehta, Rama ka pasur kritika për Policinë e Vlorës që  ka lejuar që 3 mijë metra katrorë të mbuloheshin me zhavorr dhe inertë të paligjshme, ndërsa nuk ka kursyer as thumbat për Dritan Lelin që e ka kthyer” Vlorën në një model të keq për abuzimin me mjedisin”.

Edhe për mbeturinat e bizneseve, Rama tha se ato nuk duhet të hidhen në kazanët e plehrave që janë për qytetarët por të paketohen dhe të mblidhen në një orë të caktuar nga bashkitë.,

Në fund Rama e mbylli fjalën me një apel për të gjithë qytetarët që të mbajnë pastër ambientin dhe të mos hedhin mbeturina në rrugë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të jenë patriot dhe jo duke zbrazur ‘pushkën’ në facebook me komente negative.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:05
Pas Pyllit të Sodës, Rama inspekton pastrimin e ambientit në Orikum: Bizneset private, ndotësit më të mëdhenj! Do të penalizohen

Pas aksionit të pastrimit në Pyllin e Sodës në Vlorë, kryeministri vizitoi Orikumin, nga ku tha se do penalizmi kryesor do të vijë për ndotësit kryesorë që janë subjektet private si hotele, restorante dhe fabrika.

 “Kush ndot do të penalizohet. Penalizmi kryesor do të vijë nga ndotësit kryesorë dhe ndotësit kryesorë janë subjektet private, hotele, restorante, fabrika, të gjithë ata që ushtrojnë aktivitet që prodhojnë më shumë mbeturina. Duke patur parasysh bregdetin ata që janë aktivë në sezonin e verës si biznese, do të kenë gjoba shumë më të larta, por edhe për individët patjetër që gjobat duhet të jenë shumë më të larta. Por, përtej asaj se sa të larta i vemë duhet të kemi një nivel tjetër zbatimi dhe këtu është shumë rendësishme të përfshihet me shumë më tepër përgjegjshëmri Policia e Shtetit sepse është detyra e çdo punonjësi policie në çdo zonë që të jetë syri i shtetit dhe pastaj inspektorët përkatës të bëjnë punën e tyre. Por, jam i bindur se nëse do t’i qëndrojmë shumë fort këtij plani do të arrimë ta vëmë në vijë këtë punë dhe ta bëjmë të pakthyeshme.”, u shpreh Kryeministri.

E pranishme së bashku me kryeministrin ishte e ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, e cila tha se se Bregdeti i Orikumit, në Vlorë është një nga 14 pikat, ku në kuadrin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit, po punohet për pastrimin e zonës, proces, i cili që do të vijojë pandalshëm përditë në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë, në bashkëveprim me pushtetin vendor, si edhe me qytetarët.

“Është një tjetër pikë ku në bashkëpunim me forcat e armatosura janë vendosur grupe njerëzish, të cilët po pastrojnë. Siç e pamë edhe tek pylli i Sodës, por këtu më pak sepse është një zonë më e mbrojtur në fakt, mbeturinat nuk janë të një jave, nuk janë të një dite, janë praktikisht mbetje të akumuluara prej vitesh. Pas këtij pastrimi që po bëhet nga të gjitha forcat bashkë ne na duhet që të ndërtojmë sistemin dhe sistemin pa asnjë dilemë duhet ta mbajë Bashkia, qoftë në Vlorë, qoftë në Himarë, qoftë në Sarandë. Ne po bëjmë një plan pune që shtrihet në të gjithë qarkun e Vlorës. Javën tjetër do ta organizojmë këtë me pjesë të tjera të bregdetit sepse është po kaq problem Kavaja, po kaq problem Durrësi dhe sidomos në zona ku kombinohet pjesa urbane me pyjet aty shikojmë që është gati si territore pa zot, në fakt janë territore po aq të bashkive. Unë mendoj që nga muaji nëntor që jemi deri në muajin maj do të krehim të gjithë territorin në mënyrë të përqendruar dhe të jemi gati për sezonin turistik.”, tha ajo.

Ora 12:02
Pastrimi i Vlorës nga mbeturinat, Rama thumbon Lelin: S’jemi në pyjet e Amazonës! Nuk duhet ushtria për të pastruar territorin

Kryeministri Edi Rama aksionin për pastrimin e Shqipërisë e ka nisur nga Pylli i Sodës në Vlorë, ku nuk la pa thumbuar kryebashkiakun Dritan Leli se në vend që Vlora të ishte model është kthyer në shembullin më të shëmtuar të abuzimit me mjedisin. Rama u shpreh se nuk jemi në pyet e Amazonës, që ky territor të mos pastrohet dot nga strukturat e Bashkisë.

“Nëse Kryetari i Bashkisë do ti bjerë kryq e tërthor me makinë kësaj hapësire, mjaftojnë 3 minuta. Nuk jemi në pyjet e Amazonës, nuk duhet as ushtria, as gjysma e qeverisë, as deputetët, as vullnetarët, për të pastruar këtë territor.Vlora në fakt në vend që të ishte model, pasi siç është bërë model për transformimin, për pikat e tërheqjes së më shumë turistëve, për rritjen e aktiviteteve të biznesit të vogël, për mbledhjen e të ardhurave, rritjen e xhiros është paralelisht modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin dhe indiferencën lapidare të bashkisë që është e pakonceptueshme. Këtu nuk ka nevojë për ushtri dhe vullnetarë, apo që të vij unë e gjysmën e qeverisë, por mjafton kryetrari i bashkisë dhe 5 veta të tjerë me një qese në dorë çdo ditë dhe duke i thënë qytetarëve ‘mos na ktheni prapë këtu’, pylli i Sodës të bëhet një vend ku askush nuk hedh më asnjë mbeturinë tjetër”, tha Rama.

Ora 11:54
VIDEO/ Aksion për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë, Rama 'përvesh mëngët' dhe ia nis punës në Pyllin e Sodës

Pas fjalës së tij, lidhur me planin e veprimit të pastrimit rrënjësor të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama përveshi mëngët dhe ia nisi punës.

Rama shihet teksa iu bashku turmës së vullnetarëve për të pastruar Pyllin e Sodës në Vlorë.

Ora 11:48
Rama: Bizneset t’i paketojnë mbeturinat e tyre dhe t’i marrë bashkia në një orar të caktuar! Nuk duhen hedhur në kazanët e mbeturinave për qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndarje të kazanëve për mbeturinat nga qytetarët dhe bizneset. Bizneset duhet t’i paketojnë mbeturina në fund të aktivitetit të tyre dhe të merren në një orë të caktuar nga bashkia.

“Paratë që prodhohen nga taksat, nuk shkojnë për higjienën e zonës. Ndotja e madhe që bëjnë bizneset, hotelet, restorantet, të cilat i hedhin mbetjet, duke krijuar pika të paligjshme, nuk do të lejohet dhe nuk do të tolerohet më, që asnjë biznes të nxjerri mbetjet e veta jo të paketuara, përpara zonës ku bën aktivitetin në një zonë të caktuar. Bashkitë bashkë me taskë forcës, brenda 1 ore ose në fund të aktivitetit, të mbledhin të gjitha plehrat. Kazanet e mbetjeve nuk janë për bizneset, por për konsumin individual. Janë tjetër gjë, gjëra të ndryshme.  Duhet të ndahen kazanët për qytetarët dhe bizneset”, tha Rama.

Ora 11:24
Rama kritika Policisë së Vlorës: Lejuan të mbusheshin 3 mijë metra katrorë me zhavorr të paligjshëm! Duhet t'i kenë 'sytë katër', është detyra e tyre

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka kritikuar policinë e Vlorës, duke thënë se nuk kanë bërë punën e tyre siç duhet, kur lejuan që 3 mijë metra katrorë të mbuloheshin me zhavorr të paligjshëm.

"Është e patolerueshme që policia e shëtit të qëndrojë jashtë, kësaj nevoje jetike, për të pasur një shtëpi të përbashkët të pastër. Policia  me ligj është përgjegjëse me autoritetin e territorit të shtetit. Në sytë e policisë këtu në Vlorë, jo më larg se para disa ditësh, u mbushën 3 mijë metra katrorë me zhavorr të paligjshëm. Nuk ndërtojnë dot një mur, sepse i shkojnë i vënë gjobë, ndërkohë që lejojnë që dhjetëra metra katrorë të mbushen me zhavorr pa leje. Është pjesë e planit që polica e shtetit duhet t'i ketë sytë 4. Duhet të njoftoj dhe të japi informacion të menjëhershme, për çdo veprim të ngjashëm. Unë besoj ky plan është fitues, sepse të gjithë komponentët e tij janë aty ku duhet. Eksperienca është një vlerë e shtuar për realizojmë e këtij plani. Mbi të gjitha uroj që të gjitha ata që nuk i bashkohen planit, të mos ndotin, ta mendojë 2 herë, kur lëshojnë ë përtokë, hedhin nga dritarja e makinës, lënë pas mbetjet e tyre, duke i dhënë shembullin me skandaloz dhe kriminal fëmijëve." , tha ai.

 

Ora 11:18
Pastrimi i territorit, Rama: Të jesh patriot s’do të thotë të zbrazës ‘pushkën’ në facebook apo t’i griçësh fytyrën Shqipërisë, por ta mbash pastër

Kryeministri Edi Rama ka pasur një koment për të gjithë personat që komentojnë në Facebook duke u hequr si patriot duke thënë se patriot i vërtetë është të mbash pastën ambientin dhe jo të hiqen nga facebook sikur e duan shumë Shqipërinë.

“Shqipëria e pastër është prioritet i mandatit tonë. Të gjithë këto mbeturina nuk i ka sjellë një forcë e mbinatyrshme, nuk janë as mbetje arkeologjike por ndotje e vazhdueshme të gjithëve ne së bashku. Sikur secili të mos e hedh shishen plastike në rrugë apo të mos i lirë mbeturinat këtu dhe t’i marrë me vete, atëherë ne nuk do të turpëroheshim të gjithë nga ky vend i mrekullueshme që na e ka falur natyra. Gjithkush duhet të kthehet nga vetja, të jesh patriot nuk do të thotë të jesh gati të zbrazës pushkën në facebook, or të mbash pastër vendin tënd dhe të mos i gërvishtës fytyrën atdheut tënd. Ky plan është një plan që siç e thash buron nga shumë mësime të këtyre viteve.,, situa kudo ka qenë shumë keq disa vite më parë. Kjo dëmtonin turizmin por edhe të gjithë efektin zinxhir që ka , dëmtoni shëndetin , ekonominë. Një shishe plastike në tokë do 1000 vjet që të tretet dhe prania e miliarda mbetjeve të tilla plastike mbi tokën tonë është sëmundje, është kancer, që ne e mbjellim dhe e ushqejmë vetë’, tha Rama.

I.K/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ekologjisti: 07/11/2021 13:46

    Kapedan filloje nga Tirana se eshte zgjyre! Megjithate eshte nje nisme per tu pershendetur!

    Përgjigju
  • endri: 07/11/2021 11:39

    O shoku fillo duke vendosur kosha plehrash kudo se nuk gjen fare.Ne qytetaret e rregullt i mbanim letrat dhe shishet plastike nga dy ore ne makina ose xhepa se nuk gjen dot nje kosh plehrash ti hedhesh.Gjithashtu ata kosha plehrash duhen pastruar.

    Përgjigju
  • Avanti: 07/11/2021 11:30

    Go Edi go!

    Përgjigju
    • I persekutuari: 07/11/2021 13:36

      Z Rama jemi me fat qe u kemi juve KM, por ju lutem mendojuni mire per Vloren qe te mos na sillni si kryebashkiak plehra te tille si Leli qe kurre nuk ecen ne kembe e te kontrolloj detyrat por shikon si te mbushe xhepat. Ju lutem mos e qelbni me vloren me funderina te tilla por sillni njerez punetore e te perkushtuar

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja