Pastrimi, Koka: Gjobë ose largime
vendorëve që s'marrin masa

Pastrimi, Koka: Gjobë ose largime<br />vendorëve që s'marrin masa
TIRANË- Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka çelur sot siparin e aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
 
Në një prononcim të shkurtët për mediat para Pallatit të Kongresve, ministri Koka paralajmëroi heqje nga puna dhe gjoba ndaj drejtuesve të bashkive në vend në rast se ata nuk marrin masa për pastrimin e zonave që administrojnë.
 
“Afati i fundit është fundi i prillit. Shumë shpejtë inspektorati do të dalë në terren për mbledhjen e fakteve konkrete dhe në rast të mosmarrjes së masave nga ana e drejtuesve të bashkive për pastrimin e zonave që ata administrojnë, do të ketë largime nga puna ose do të ndëshkohen me gjoba”,- tha Koka sot paradite.
 
Stafi i Ministrisë së Mjedisit me rastin e kësaj dite i është bashkuar nismës së një grupi studentësh për të pedaluar me biçikleta me qëllim sensibilizimin e qytetarëve në mbrojtjen e mjedisit. Pedalimi nga Pallati i Kongreseve deri tek Stacioni i Trenit. 

22 PRILLI, DITA NDËRKOMBËTARE E TOKËS

Data 22 prill, njihet në gjithë botën, si Dita Ndërkombëtare e Tokës. Kjo është një ditë që shërben për të dhënë alarmin për dëmet që njerëzimi i shkakton pyjeve, lumenjve, tokës dhe pasurive të tjera të natyrës dhe të reflektoj e sensibilizohet për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm te saj.

Ideja për Ditën e Tokës është zhvilluar që nga viti 1962. Senatori Gaylord Nelson, pas shumë përpjekjeve dhe takimeve, arriti që idenë për Ditën e Tokës si çështje mjedisore, ta fusë në programin politik.

Më 22 Prill 1970 në SHBA u mbajt një manifestim i madh mjedisor,i pari i këtij lloji, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita e Planetit Tokë. Qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja e planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja.

Dita e Tokës, është një lëvizje e cila angazhohet për përfshirjen e të gjithëve në mbrojtje të Tokës. Më 22 prill, në mbarë botën, organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe të njeriut, si: aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, konferenca shkenco re lidhur me problemet mjedisore etj.
 
dita nderkombetare e tokes

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës