Është bërë pastrimi i kanalit kullues në fshatin Sheqishtë, bashkia Patos që shërben për kullimin e 250 hektarë tokë bujqësore.
Kryeministri Edi Rama duke shpërndarë pamje tha se Drejtoritë e Ujitje-Kullimit në gjithë territorin po marrin masa për eliminimin e rrezikut nga rreshjet për tokat bujqësore, duke pastruar kanalet kulluese për sezonin e dimrit
Rehabilitimi i kanaleve ndikon direkt në prodhimtarinë e tokës, por edhe në kullimin e shpejtë të tyre pas reshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit.