KAVAJË- Redjan Krali e ka nisur detyrën e tij si kryebashkiak i Kavajës me pastrimin e qytetit dhe shndërrimin e saj në një hapësirë të jetueshme për të gjithë banorët. Krali, i dalë fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit ku arriti të marrë 98% të votave, ka deklaruar se puna e tij në drejtimin e kësaj Bashkie ka nisur me pastrimin e vijës bregdetare.
"Punë intensive në pastrimin e vijës bregdetare, për t'i garantuar një mjedis sa më të pastër pushuesve vendas dhe të huaj. Aksioni do të vazhdojë deri në pastrimin 100% të bregdetit të Kavajës", shkruan kryebashkiaku.
Foto nga aksioni i pastrimit të bregdetit
Punime ka pasur edhe në qendrën e qytetit, ku është bërë zëvendësimi i palmave të dëmtuara në shëtitoren "Josif Buda", por edhe pastrimi i kanalit Peqin-Kavajë, një arterie e rëndësishme për bujqësinë dhe fermerët e zonës.
"Sot e nisëm javën me zëvendësimin e palmave të dëmtuara dhe pastrimin e palmave ekzistuese në shëtitoren "Josif Buda".Ky është vetem fillimi i shumë e shumë punëve të tjera që na presin e që ne zotohemi që do t'i kryejmë me përpikmëri e përkushtim pasi ne kemi lidhur një kontratë me qytetarët e Kavajës dhe do të jemi gjithmonë në shërbim të tyre dhe të qytetit", shkruan Krali.
Foto nga zëvendësimi i palmave në qendër të qytetit
O ai Gaz Bardhi ku e pastron B* then?
PërgjigjuNe Elbasan ke Ura e Zaranikes
Suksese
Përgjigju