Pastruan paratë në SHBA
Pranga bashkëshortëve shkodranë

Pastruan paratë në SHBA<br />Pranga bashkëshortëve shkodranë
TIRANË - Policia e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër finalizoi me sukses operacionin e koduar "Kujtesa", duke bërë të mundur arrestimin e 2 shtetasve të dënuar me burg nga drejtësia amerikane.

Policia bëri të ditur se shtetasit Zoge Dash Ahmetaj, 69 vjeç dhe Qerim Zymer Ahmataj, 77 vjeç, u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku janë dënuar për veprat penale të "mashtrimit" dhe "pastrimit të parave".

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se “të arrestuarit nga data 18.11.2009 deri më datë 01.01.2010, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në mënyrë të jashtëligjshme, kanë marrë pjesë në një skemë për të mashtruar një institucion financiar në Cleveland, Ohio, si dhe kanë përfituar paratë përmes aktiviteteve të rreme dhe mashtruese.”

Ndërkohë autoritetet shqiptare po kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme mbi aktivitetin e tyre në Shqipëri.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë