Jetës nuk i dihet asnjëherë. Edhe gjatë punës suaj ju mund të takoni njerëz që nuk e keni menduar ndonjëherë. Kështu i ka ndodhur edhe një djali, ku gjatë pastrimit të xhamave në hotelin ku punonte ka takuar një personazh të njohur.

Pastruesi i xhamave, është takuar me këngëtaren e njohur Kylie Minogue, në një hotel në qytetin australian Sydney.

Këngëtarja i ka kushtuar edhe statuse në Twitter këtij takimi të rastësishëm.
 
“Mirëseardhja ime në Sydney ishte më e mikpritëse se zakonisht…haha!!”,-ky është statusi i Minogue në Twitter. 




Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

1/2