Pasuesi i Çakos, hapet konkursi
drejtori i ri në fillim të shkurtit 

Pasuesi i Çakos, hapet konkursi<br />drejtori i ri në fillim të shkurtit <br /><br>
Policia e Shtetit prej dy ditësh ka nxjerrë një urdhër për hapjen e konkursit që mundëson marrjen gradës “Drejtues i Parë”. Kjo gradë i duhet çdo kandidati për t'u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në konkursin e hapur me urdhër të drejtorit të komanduar Rebani Jaupi, theksohet se janë 5 vende të lira për gradën “Drejtues i parë”. Konkursi do zhvillohet nga Akademia e Sigurisë dhe deri në datën 16 janar aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin për të fituar gradën.

Report TV mëson se Akademia e Sigurisë do të përzgjedhë 5 kandidaturat duke u bazuar në disa kritere, duke filluar nga karriera në Policinë e Shtetit, trajnimet dhe të gjitha vlerësimet që kanë kandidatët. Pas dorëzimit të dokumentacionit në datën 16 janar, pritet që brenda dy javësh të shpallen fituesit e 5 kandidatëve që do të marrin gradën “Drejtues i Lartë”.

Deri më tani për Drejtor të Policisë së Shtetit përfliten disa emra, mes tyre Ardi Veliu, drejtor i Policisë Tiranë, Eduart Merkaj kreu i SHCBA, Gjovalin Loka Drejtor i policisë së Shkodrës, por edhe disa drejtues të tjerë në radhët e Uniformave blu. Duket se pasuesi i Haki Çakos do të zgjidhet ne ditët e para të muajit shkurt.

garda policore dokument

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë