Pasunarë zemërngushtë
Më kujtohet sesi vajzat e financës së një ndërmarrjeje duhej të ndiqnin bosin dhe gruan e tij për të marrë një firmë për të paguar rrogat e punonjësve.
Më kujtohet sesi vajzat e financës së një ndërmarrjeje duhej të ndiqnin bosin dhe gruan e tij për të marrë një firmë për të paguar rrogat e punonjësve. Dukeshin ditët e një lëmoshe turpëruese dhe jo e drejta për të marrë atë që sipas punës së lodhshme të një muaji takon. Ditët që afroheshin rrogat dy pasunarët plot famë, para' e pushtet, zhdukeshin nga Tirana e gjenin gjithnjë një udhëtim të bukur që do ta tregonin edhe në mediat sociale. E jo vetëm burrë e grua, por edhe fëmijët e rritur tregonin për jetën e lumtur në udhëtime të shtrenjta me rroba të shtrenjta me dreka e darka mes luksit.
Në Tiranë, punëtorët duhet të shpresonin të merrnin në datën e caktuar rrogën, që ishte ëndërr, ose disa ditë me vonesë, ose disa muaj, ose asfare, sipas oreksit të padronëve.
Nami u kishte dalë që nuk paguanin, por lidhja e një rrogëtari me punëdhënësin, ashtu si i kreditorëve me bankat, bëhet më e fortë sa më i madh borxhi është. Derisa vjen një ditë dhe sos gjithçka.
Vështirësitë ekonomike kanë bërë ndërmarrje të vonojnë pagesat, por një sipërmarrës me zemër e pa hile ka gjendur gjithnjë mundësinë për të paguar borxhet që u ka punëtorëve të vet, sado në vështirësi të jetë.
Njoh një tjetër që shiti gjithçka për të kthyer borxhet ndaj vartësve dhe deri në qindarkën e fundi ua dha. Pastaj falimentoi.
Dëshpërimi i naftëtarit të Armos që u ngjit në majë të oxhakut të vjetër duke kërcënuar se do të hidhej poshtë, nuk duhet të shihet vetëm si një kronikë që për 3 ditë mbaron. Thirrjet dëshpëruese të vajzës së tij të mitur, e mbuluar me xhupin dhe kapuçin: O babi, zbrit të lutem..." nuk duhet të shihen si një "kapriço" e radhës, apo një mënyrë për të bërë shoë.
Dëshpërimi i këtyre njerëzve të thjeshtë duhet të detyrojë shtetin të dëgjojë dhe sidomos të shohë disa realitete të tmerrshme ekonomike, ku pasunarë të privilegjuar vazhdojnë qetësisht të bëjnë evazion, të mashtrojnë përmes taksave deklarimeve dhe detyrimeve, duke u pasuruar vetë e duke nëpërkëmbur njerëz të pambrojtur e nevojtarë.
Në Shqipëri ka lloj lloj pasunarësh: servilë të pushteteve, korruptues politikanësh e administrate, trafikantë, kontrabandistë dhe sigurisht disa të talentuar dhe korrektë me punën dhe njerëzit me të cilët punojnë; por kategoria më e tmerrshme, më e padrejtë dhe ofenduese, eshtë ajo e atyre pasunarëve që nuk paguajnë rrogat e njerëzve. Këta njerëz zemërngushtë nuk duhet ta kenë mundësinë të krijojnë asgjë. Çdo gjë e tyre duhet tharë, tharë e tharë, tamam si zemra dhe mendja që ata kanë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2818
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04
-
Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare
24 Dhjetor, 21:58
-
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
24 Dhjetor, 21:55
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi
24 Dhjetor, 21:46