Pasuri nga krimi, 50 mln € prona të sekuestruara në 2021! Aktiviteti kriminal jashtë vendit investohet në Shqipëri

I dënuar në Itali për trafik narkotikësh, Kristaq Mahmutaj u arrestua më 15 mars të vitit të kaluar, për llogari të autoriuteteve të vendit fqinj. Pak muaj pasi u ekstradua përtej Adriatikut për të vuajtur dënimin, atij iu sekuestruan pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro. Në të njëjtin vit, edhe vëllezërve Sokol e Elson Marku iu sekuestrua pasuri me vlerë 5 milionë euro.

Këto janë vetëm dy raste sekuestrimesh të vitit 2021, ndërsa në total Policia e Shtetit ka arritur të sekuestrojë brenda vitit rreth 50 milionë euro prona të paluajtshme dhe llogari bankare të dyshuara si të përftuara nga aktivitete të theksuara kriminale.

Burime nga Policia thonë se pjesa më e madhe e tyre vijojnë betejën në gjykata, ndërsa pritet fjala e fundit e gjyqësorit për konfiskim.

Në 31 dhjetor 2020 pushoi së funksionuari Operacioni Forca e Ligjit, por përgjatë 2021-shit policia ka sekuestruar prona dhe pasuri me të ardhura të dyshimta referuar ligjit “Antimafia”.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve kriminale janë ushtruar jashtë vendit. I tillë ishte edhe rasti i Vasil Durakut, i cili u arrestua në muajin maj 2021 në Angli pasi kultivoi kanabis që e prodhonte në sera dhe e tregtonte. Pas arrestimit, Durakut iu sekuestruan në Tiranë 500 mijë dollarë pasuri, të cilat i dyshohet se i përfitoi nga aktiviteti kriminal.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!