Pasuri përmes parave të krimit, sekuestrohen apartamente dhe llogari bankare të nënë e bir në Vlorë

Pasuri përmes parave të krimit, sekuestrohen apartamente dhe llogari bankare të nënë e bir në Vlorë

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar disa pasuri të nënë e bir, pasi dyshohet se i kanë vënë në mënyrë të paligjshme përmes parave të krimit. Konkretisht prokuroria ka sekuestruar 2 apartamente dhe disa llogari bankare në emër të Xhevahire dhe të birit të saj, Olti Biraçi. Ndërsa prokuroria ka nisur procedim penal edhe ndaj Kaltrina Mitros për pastrim parash. Dy gratë dyshohet se kanë shfrytëzuar një lokal për qëllime prostitucioni.

Prokuroria Vlorë akuzon Xhevahire Biraçin se i ka vënë këto pasuri përmes “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” për këtë është vendosur sekuestrimi i 2 apartamenteve dhe 4 llogari bankare në lekë, euro dhe dollarë.

Konkretisht janë sekuestruar:

-Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës Xhevahire Biraçin.

-Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës Xhevahire Biraçin.

-Pasuri e luajtshme, llogari bankare me gjendje 2.365,306.44 lekë;  llogari bankare me gjendje 17,847.80 euro, llogari bankare me gjendje 780.51 USD, në emër të Olti Biraçit.

- Pasuri e luajtshme, llogari bankare në monedhën Euro me balancë 11,999.06 euro, në monedhën Lek me balancë 640,041.32 lekë në emër të Olti Biraçit.

- Pasuri e luajtshme, llogari bankare në monedhën EURO, me balancë 9000 EURO , në emër të Xhevahire Biraçit.

- Pasuri e luajtshme, llogari bankare me balance 861,386.17 lekë, në emër të Xhevahire Biraçit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Djali xhevos: 24/12/2021 20:16

    O teze te keqen moj, po si e bere kte pune kshu, ti lokalin e kishe vetem per familjar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren