Pasuria 2019/ Erinda Balanca me vilë në ‘Rolling Hill’, Guvernatori Sejko 130 mijë € paga vjetore

Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht ndryshimet në pasurinë e krerëve të institucioneve të pavarura për vitin 2019. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bashkë me bashkëshorten Elona Sejko, gjatë vitit 2019, deklarojnë 16 529 326 lekë të ardhura vetëm nga pagat ose rreth 130 mijë euro. Sejko është zyrtari me pagën më të lartë në Shqipëri. Ai deklaron 5.5 milionë lekë pagë, 2.6 milionë lekë honorare dhe 6.8 mijë euro dieta, ndërsa bashkëshortja 8 milionë lekë pagë ose rreth 64 mijë euro. Elona Sejko deklaron se ka blerë edhe një makinë tip Audi për 55 mijë lekë. Më parë çifti ka deklaruar apartament 104 m2 në Tiranë, apartament 65 m2, apartament 70 m2, apartament 136 m2 në Durrës, truall 238 m2 në Durrës, Elona Sejko 25% e një apartamenti 69 m2, 25% e një trualli me 4 420 m2 në Sarandë, depozitë 260 mijë euro, depozitë 75 mijë dollar, 37 532 euro etj.

( Kliko këtu ) Deklarata e pasurisë së Gent Sejkos

Avokatja e Popullit, Erinda Balanca, gjatë vitit 2019, deklaron rreth 80 mijë euro të ardhura. Konkretisht, Balanca deklaron 3.6 milionë lekë pagën si Avokate e Popullit, 4 mijë euro dhe 480 USD dieta, 8.7 mijë euro të ardhura nga qiratë si dhe 39 mijë euro të ardhura nga kompania ‘E 4 Legal’. Ndërkaq, Balanca vijon të shlyejë disa kredi 173 mijë euro, 100 mijë euro dhe 230 mijë euro për blerjen e një vile në fshatin e pasanikëve, në rezidencën ‘Rolling Hills’.    

Më parë, Balanca ka deklaruar si pasuri një shtëpi banimi 603 m2 dhe parcelë 1 547 m2 në Mullet, me vlerë 451 mijë euro, apartament 107 m2 në Rr. Brigada VIII Tiranë, 1/8 e një shtëpie banimi në Tiranë, 1/3 e një apartamenti në Tiranë, apartament 125 m2 dhe garazh me vlerë 150 mijë euro, apartament banimi në Vlorë 92.69 m2 dhe sipërfaqe përbashkëta 14.38 m2, makinë Mitsubishi Outlender 22 mijë euro etj.

( Kliko këtu ) Deklarata e pasurisë së Erinda Balancës

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet të ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula deklaron 1.4 milionë lekë pagën dhe 1 milionë lekë të ardhura nga qiratë. Ndërkaq, bashkëshorti i Gentiana Sulës, Gentian Sula, gjatë vitit 2019, ka shitur dhe shkëmbyer 30 pasuri të paluajtshme.

Ndërkaq, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo deklaron rreth 2.7 milionë lekë të ardhura vjetore nga paga e tij dhe e bashkëshortes në një kompani private. Më parë Bendo ka deklaruar 50 % të një shtëpie dykatëshe me sipërfaqe 130 m2, mbi një truall 524 m2, me vlerë 4.2 milionë lekë. Në 2008, bashkëshortja e Bendos ka lidhur një kontratë për blerjen e një apartamenti në Tiranë me vlerë 8.5 milionë lekë. Në 2016 kanë blerë një apartament tip garsionere me sipërfaqe 32.9 m2, në Ishullin Shëngjin, Lezhë. Po ashtu, Bendo ka trashëguar nga babai 10 mijë m2 tokë arë në rrethin Korçë e ndarë në katër ngastra dhe 1/3 e një shtëpie dykatëshe në Korçë.  

( Kliko këtu ) Deklarata e pasurisë së Gentiana Sulës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 09/08/2020 14:54

    Shqiperia eshte sa nje province vogel ne perendim ,keshtu qe kjo banke mund te administrohet shume mire edhe nga nje ekonomist i thjeshte i sapo dale nga banka e fakultetit.I ka ra bixha ketij cunakut sepse mund te jete nga ata qe e hajne nje luge corbe te prishur.

    Përgjigju
  • Iris: 09/08/2020 01:00

    Guvernatori e Meriton pagen,ka ne dore gjithe thesarin e Shqiperise dhe kjo behet qe t'ua zene <<fytin>>, te jene te ngopur dhe te mos vjedhin.Vetem per Fullanin nuk mjaftuan keto shperblime,donte te gelltiste gjithe Shqperine.

    Përgjigju
  • xheri: 09/08/2020 00:21

    ky babloku guvernator i beri nja dy pallate nen hyqmin e qeverise vazhdoni ju spak apo pak

    Përgjigju
  • One: 08/08/2020 21:56

    Nuk mendoj qe s’duhet te kete njerez te pasur dhe eshte gabim te paragjykohet dikush qe ka pasuri e prona. Ky lloj te menduari eshte komunist dhe i gabuar. Por, te marresh kredi 500,000 euro per te blere prona dhe ato prona qe blen i jep me qira kete nuk e pranoj dot as me pretendimin qe prona e paguan vete kredine. Ka shume para te piset ne ate vend qe ka bere pis pothuaj gjithe shoqerine :(:(:(

    Përgjigju
  • Syleshi: 08/08/2020 21:50

    Kurse ed Rama e ka pagen 2000euro ne muaj duket shume qesharake po ka nje domethenje te MADHE Per pasurine e tije Duke I mbuluar Me zhgaravina

    Përgjigju
  • vlora: 08/08/2020 18:34

    Erinda Ballanca ka qene avokate dhe te bleje cfar te doje nuk prek popullin.Guvernatori i bankes se nje vendi tejet te varfer me 11 mij euro ne muaj page eshte jashte cdo logjike.Parlamenti duhet tu ver nje tavan ne page ketyre se keta nuk kane din e iman

    Përgjigju
    • Kinezi: 09/08/2020 06:12

      O Miu po e kupton qe kjo ironi qe ben ska piken e lidhjes. Nuk eshte askush kunder qe nje person i shkolluar e me nje figure te paster te paguhet sa te doje, por jo te tallin b*then me popullin. Ska llogjoke sepse nqs ti ke 5 apartamente per cfar dreqin mer kredi per te blere vile ne ****, jeto ne nje prej shpive qe ke ose shiti e meri te ardhurat.

    • Miu: 08/08/2020 21:09

      Po mire po te çojme ty o vlora me 1100 € te besh punen e guvernatorit te bankes

    • Ilir: 08/08/2020 19:52

      Zot, ver dore mbi keta hajdute te ligjeruar! Shqiperia e shkrete!

  • Flutura: 08/08/2020 18:17

    Me duket se do te filloje ndonje sulm kunder ketij bllokut te ri, se ai i pari ishte i shtetit. Ose ndonje zjarr. Avokate populli...e tmerreshme cfare i kane bere e i bejne ketij populli. Mire ia bejne se akoma nerren me Enverin, por...dardha e ka bushtin nga Amerika. Te presim e te shohim

    Përgjigju
  • Enver hoxha: 08/08/2020 17:59

    Eh more bijt e mi si e katandisen shqiperin ne kohen time e shikonin mire keta bandita qafen e barit..dhe tre her ne dit dajakun ..populli vdes per buk keta plera pin gjakun e popullit fukara..

    Përgjigju
  • Usa: 08/08/2020 17:39

    Dhe Albaneset genjehen me nje thes miell.Yyypppp xhixhi.Dhe korrupsioni vazhdon me hapa gjigante.

    Përgjigju
  • BBC: 08/08/2020 17:30

    I befshi ilaçe o funderrina

    Përgjigju
  • sapa: 08/08/2020 17:13

    Dhe thone qe te rrine shqiptaret ne atdhe?ne cilin atdhe ate te krimineleve?kjo hajduteri dhe pabarazi qe po ndodh sot ne kete vend nuk ka ndodhur as ne kohet e gjithe pushtuesve te marre se bashku!!

    Përgjigju
    • Emigranti: 08/08/2020 20:44

      Ju ngecte ne fyte.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë