TIRANE- Nga kjo e premte deputetit Alfred peza është zyrtarisht në hetim për evazion fiskal, deklarim të rremë pasurie dhe falsifikim dokumentash.

Prokuroria e Përgjithshme sekuestroi deklaratat e pasurisë së deputetit Alfred Peza dhe nis hetimet ndaj tij për evazion fiskal, falsifikim dokumentash dhe deklarim të rremë pasurish.

Hetimet kanë nisur pas publikimeve në media të kontratës së 1.13 miliard lekë blerje në aksione pranë një banke të nivelit të dytë të deputetit Peza dhe bashkëshortes së tij.

Po ashtu në Prokurori, këtë të premte janë depozituar gjetjet e hetimit administrativ bërë nga Inspektoriati Deklarimit të Pasurive nga kreu i ILDKPI, Shkëlqim Ganaj.

Ganaj mbërriti në mesditë në Prokurorinë e Përgjithshme i shoqëruar dhe nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zoti Bujar Leskaj.

Ndërkohë foto që shihni e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv i përket Adelina Toli ish-bashkëshortes së deputetit Alfred Peza e cila u paraqit këtë të premte në prokurori ipër të dhënë deklarime.

Zyrtarisht Toli nuk ka bërë asnjë kallëzim apo deklarim ndërsa është treguar e hapur për të bashkëpunuar me drejtësinë e cila tashmë ka nisur hetimet për ish-bashkëshortin e saj.

Vetë deputeti Peza pritet të thirret nga dy hetuesit e kësaj dosje javën e ardhshme për të dhënë deklarime me mënyrën e krijimit të pasurisë dhe rrethanave që lidhen me hetimit.

Prej më shumë se një jave deputeti Alfred Peza është vënë në qendër të akuzave dhe nga opozita pqër mënyrën se si e krijoi pasurinë prej 1 milion euro.

Më herët e përditshmja Shqiptarja.com botoi një vendim të gjykatës së Tiranës ku në procesin e divorcit me znj. Adelina Toli, Alfred Peza deklaronte si të ardhur një pagë prej 80 mijë lekë dhe jo 10 mijë euro siç ai ka deklaruar publikisht në media në reagim pas publikimit të skandalit.

 
 ish-bashkëshortja e Alfred Pezës, Adelina Toli
(Ish-bashkëshortja e Alfred Pezës, Adelina Toli)

Hetimi për deputetin e PS nisi pas publikimit të lajmit në lidhje me blerjen e aksioneve në një bankë të nivelit të dytë nga bashkëshortja e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Alfred Peza, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë.
 
Peza është shprehur se mirëpret vendimin e ILDKPI për kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ mbi pasurinë e familjes së tij, pasi 'aksionet i kemi blerë nga kursimet e shumë viteve punë'.
 
Por Shqiptarja.com zbardhi pak ditë më parë një dokument, i paraqitur para gjykatës për një çështje private, nga i cili rezulton se, paga bruto e Alfred Pezës tek Ora News ishte 80 mijë lekë në muaj. Në vitin 2010, për një çështje private, Peza ka paraqitur një vërtetim page, lëshuar nga Ora News.
 
Sipas dokumentit zyrtar që punëdhënësi ia ka lëshuar Pezës, rroga e këtij të fundit rezulton 80 000 lekë.

Meqenëse në vërtetim reflektohet paga bruto, paga e tij neto është rreth 60 mijë lekë.

dy.b/shqiptarja.com