Ditën e sotme, gjyqtari pritet të japë deklarimet në prani të avokatit, por nëse nuk ka një faturë justifikuese për paratë, do të ketë dhe akuzën për fshehje të të ardhurave.
Ndërkohë, KLD pritet të mblidhet shumë shpejt dhe të vendosë nëse do të japë ose jo autorizimin për arrestimin e tij, pasi për çështjen është vënë në dijeni edhe Presidenti i Republikës. Pas vendimit të KLD, do të hidhet shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Shkëlqim Miri te Gjykata e Apelit.
Nga pasuria e deklaruar në vitin 2014, në kohën kur gjyqtari Miri ishte dhe anëtar i KLD, rezulton se:
1156536 lekë të ardhura nga puna si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
72 mijë lekë të ardhura si anëtar i KLD-së
619176 lekë të ardhura nga bashkëshortja Blerta Doçi si përgjegjëse e sektorit të problemeve shoqërore pranë DPB
52500 lekë shpërblim bashkëshortes nga puna
5000 euro prenotim apartamenti
17 mijë euro detyrimi i pashlyer për apartamentin
d.c./shqiptarja.com